LAJMI I FUNDIT:

​Gërvalla: Gradualisht po ulim numrin e atyre që perspektivën e shohin në emigrim

​Gërvalla: Gradualisht po ulim numrin e atyre që perspektivën e shohin në emigrim

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, po merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut me moton “Manovrimi në riformësimin botëror” nën organizimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman hapi forumin duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit dhe takimeve të tilla, por edhe rëndësinë e veçantë të diasporës për zhvillimet në Kroaci dhe rajon.


Në emër të Organizatës për Zhvillim e Bashkëpunim Ekonomik (OECD) fjalën e mori Andreas Schaal, i cili theksoi që diaspora gjithmonë duhet trajtuar si urë e rëndësishme lidhëse.

Sipas një komunikate të MPJD-së, dita e parë e Forumit të Dubrovnikut u mbyll me diskutimin e organizuar nga OECD me temën “Migrimi për qëllim punësimi në Evropën Juglindore – si të nxirren sa më shumë dobi prej tij”.

Ministrja Gërvalla fillimisht e falënderoi ministrin Gordan Grliq Radman dhe OECD-në për ftesën, duke theksuar se Kosova me popullsinë më të re në Evropë është shembulli më i mirë në rajon për luftën e suksesshme për sundimin e ligjit dhe besimin në drejtësi dhe qeverisje si bazë e domosdoshme për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit dhe ulje graduale të numrit të atyre që perspektivën e shohin në emigrim. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori