LAJMI I FUNDIT:

Propagandistët rusë janë infiltruar në mediat serbe

Propagandistët rusë janë infiltruar në mediat serbe

Zheljko Mitroviq, drejtor i përgjithshëm i rrjetit televiziv serb Pink, së fundmi ka deklaruar se nuk do të lejojë paraqitjen e “rusofilëve” në emisionet e tyre.

Shumëkujt iu duk sikur performanca e Mitroviqit ishte në të vërtetë një shfaqje dhe një direktivë “nga lart”.

Mitroviq tha se ishte i irrituar nga prania e spiunëve rusë në Serbi dhe kritikoi gazetarët për komentuesit pro-rusë, raporton klix.ba.


Nga ana tjetër, dega ballkanike e kanalit propagandistik rus RT vazhdon të punojë në Serbi, pavarësisht se është përfshirë në paketën e 11-të të sanksioneve evropiane kundër Rusisë më 23 qershor.

RT filloi transmetimin në Serbi në muajin nëntor të vitit 2022, tetë muaj pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Për këtë vendim pritet ende reagimi i autoriteteve serbe.

https://twitter.com/slobodan_1_svoj/status/1675999418028261376

“Kam marrë informacion nga burime të besueshme që konfirmojnë se Mitroviqi ka lëshuar udhëzime për të reduktuar raportimin për luftën nga një perspektivë pro-Kremlinit në kanalin Pink. Përveç kësaj, direktiva përfshin reduktimin e paraqitjes së mysafirëve me pikëpamje të tilla”, tha analisti politik serb, Aleksandar Gjokiq.

Kjo mund të lidhet me krizën në Kosovë, në dritën e së cilës është shumë e rëndësishme që autoritetet serbe të negociojnë me Perëndimin. Në këtë drejtim, si dhe me kalimin e afërt të kundërofensivës ukrainase në fazën e dytë, të cilën vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi së fundmi se nuk duan të duken pro-rus.

Sipas Gjokiqit, ka shumë bashkëpunëtorë joformalë rusë në mesin e të majtës dhe të djathtës radikale serbe, të cilët zënë pozita të larta në institucione, universitete dhe media.

Performanca e Mitroviqit është tregues se Vuçiq me siguri ka vendosur të “tërheq këmbëzën”, pra se në këtë moment nuk i shkon për shtat prania e narrativës ruse në vend.

Ka dy motive të mundshme për një vendim të tillë, njëri është se ai dëshiron t’i afrohet qëndrimit të BE-së në lidhje me Kosovën, dhe tjetri është se ka frikë se ndikimi rus mund të forcohet aq shumë sa që edhe ai, me qëndrimin e tij autoritar, nuk do të mund ta ndalonte atë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret

Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret "forcë e madhe"

Azia
Kalo në kategori