Startupi me bazë në Zvicër, Numarics, një kompani që merret me punën operative në krijimin e bizneseve të reja ose administrimin e këtyre bizneseve, ka mbledhur një fond prej 10.2 milionë eurosh për teknologjinë e saj të automatizuar të kontabilitetit dhe administrimit për bizneset.
Kjo kompani me 3,500 klientë në Zvicër është bashkë-themeluar nga shqiptari, Kristian Kabashi.
Kabashi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Numarics gjithashtu ka një zyrë me të cilën operon në Kosovë, gjegjësisht në Prishtinë.
Sipas tij, zyrën të cilën ai vetë e kishte hapur në Kosovë janë të punësuar diku rreth 30 punëtorë.
“I kemi 12 zyre, nëntë prej të cilave janë në Zvicër dhe një e kemi këtu në Kosovë, të cilën e kam hap vetë”, ka thënë Kabashi për Telegrafin.
“Në zyrën në Kosovë i kemi diku rreth 30 punëtorë, por synojmë që këtë numër ta çojmë deri në 200”.
Ai thotë se klientët që menaxhon zyra në Kosovë janë të gjithë në Zvicër.
Kompania e tij, Numarics kryen shërbime për bizneset kryesisht të vogla me diku 100 punëtorë.
“Ne i ndihmojmë klientët të krijojnë kompanitë, dhe pasi që t’i kenë krijuar, e bëjmë strukturën (set-upin) e kompanisë, gjithçka duke filluar nga kontabiliteti, taksat, burimet njerëzore, të gjitha i kryejmë ne. Të gjithë administrimin e biznesit e bëjmë ne”.
Numarics eliminon nevojën për të përdorur softuer të ndryshëm të veçantë për kontabilitetin, faturimin, menaxhimin e dokumenteve dhe planifikimin e likuiditetit dhe mund t’ju kursejë para bizneseve të vogla duke shmangur nevojën për të punësuar konsulentë.
Kabashi thotë se kompania e tij Numarics është përzgjedhur në top 10-shen e kompanive fintech në Zvicër rreth një muaj më parë.
Ai shpreson që ky startup të zgjerohet gjithashtu edhe në vendet sikurse në Gjermani dhe Austri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A