LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut e mori nga Mali i Zi kryesimin me Bashkësinë Transportuese

Maqedonia e Veriut e mori nga Mali i Zi kryesimin me Bashkësinë Transportuese

Maqedonia e Veriut sot nga Mali i Zi e ndërmori kryesimin me Bashkësinë Transportuese dhe vitin e ardhshëm do të jetë nikoqir i aktiviteteve dhe ngjarjeve që do të kontribuojnë për harmonizimin me politikat transportuese të vendeve nga Ballkani Peërndimor dhe Bashkimi Evropian.

Siç njoftoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ministri Boçvarski dhe zëvendëskryetari i Qeverisë së Malit të Zi dhe ministër për Investimet Kapitale Ervan Ibrahimoviq, në prani të Matej Zakonjshev, kryetar i Sekretariatit të Bashkësisë Transportuese kanë realizuar pranim-dorëzimin e kryesimit dhe në atë kontekst e theksuan rolin e Sekretariatit të Bashkësisë Transportuese në proceset eurointegruese të vendeve nga Ballkani Perëndimor si qëllime strategjike.

“Rezultatet e përpjekjeve të presidencës së Malit të Zi janë evidente dhe veçanërisht i rëndësishëm është momenti i përfundimit të procesit për rishikimin e rrjeteve të transportit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me të cilin Korridori ynë 8 u bë pjesë e Korridorit Evropian për Ballkanin Perëndimor-Mesdheun Lindor, si pjesë e rrjetit të korridoreve kryesore transevropiane. Gjatë Kryesisë sonë të Bashkësisë Transportuese do të vazhdojmë me aktivitete të rëndësishme për të gjithë rajonin, ku përfshihen aktivitetet për masat reformuese për lidhshmërinë, si pjesë integrale e Agjendës për Lidhshmëri. Si një nga prioritetet e presidencës, me qëllim të ngritjes së nivelit të bashkëpunimit, do të realizojmë një sërë aktivitetesh që do ta forcojnë bashkëpunimin rajonal”, theksoi ministri Boçvarski.


Ai beson, siç tha ai, se Komuniteti Transportues në terma afatgjatë do të kontribuojë në përmirësimin e efikasitetit, uljen e kostove dhe cilësinë më të mirë të shërbimeve për përdoruesit e transportit, duke hapur tregjet dhe duke forcuar konkurrencën.

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Ervan Ibrahimoviq, theksoi se viti i kryesimit të Malit të Zi me punën e Bashkësisë së Transportit ishte i frytshëm dhe plot sfida.

Siç informojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, drejtori i Bashkësisë së Transportit, Matej Zakonnjshek, theksoi se gjatë presidencës së Maqedonisë pritet të vazhdojë me intensitet të pandërprerë bashkëpunimi në nivel rajonal dhe në BE nga të gjithë aktorët kryesorë në sektorin transportues, me fokus në politikat e transportit me legjislacionin e BE-së si dhe koordinimin në lidhje me investimet në përmirësimin e infrastrukturës së transportit. “Republika e Maqedonisë së Veriut si vend nëpër të cilin kalojnë dy korridore kryesore të transportit, Korridori 8 dhe Korridori 10, ka një potencial të madh për t’u bërë udhëkryqi kryesor i transportit në rajon. Qëllimi përfundimtar mbetet që sektori i transportit të Ballkanit Perëndimor të integrohet plotësisht në tregun e transportit të BE-së”, tha Zakonnjshek.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori