LAJMI I FUNDIT:

E kishte fituar lotarinë prej para 1 viti, gruaja nga Nju Jorku nuk e kishte ditur këtë deri më tani

E kishte fituar lotarinë prej para 1 viti, gruaja nga Nju Jorku nuk e kishte ditur këtë deri më tani

Një grua nga Nju Jorku nuk e kishte ditur se kishte fituar xhekpotin e një lotarie, e që asaj i ofron 1 mijë dollarë në javë deri në fund të jetës, përderisa ajo e kishte parë një lajm në media afro 1 vit pas tërheqjes së çmimit.

Genine Plummer, nga Islip, zyrtarëve të lotarisë së Nju Jorkut u kishte thënë se biletën Cash4Life e kishte blerë me 26 maj të vitit 2022 në ShopRite të Bayshore, por se nuk e kishte kontrolluar asnjëherë biletën për të parë se a ishte fituese apo jo.


Plummer deklaroi se ajo e kishte parë një lajm të lëshuar nga lotaria në 11 majin e këtij viti, ku thuhej se bileta fituese do të skadonte së shpejti, dhe se pastaj kishte vendosur që t’i kontrollonte të gjitha tiketat, raporton UPI, përcjell Telegrafi.

Ajo bëri të ditur se ishte shokuar kur zbuloi se kishte fituar lotarinë e cila i jap asaj 1 mijë dollar në javë deri në fund të jetës.

“Isha thjesht e shokuar dhe e mahnitur me lajmin e fitimit të lotarisë”, shtoi ajo, duke shtuar se ishte shumë e emocionuar.

Plummer ofroi disa këshilla për lojtarët e tjerë të lotarisë, ku tha “Vazhdoni të luani dhe të kontrolloni biletat tuaja si unë, veçanërisht nëse keni shumë bileta”. /Telegrafi/