LAJMI I FUNDIT:

Mbyllja e Open Balkan dhe situata në Kosovë, ambasadori gjerman mesazhe nga Korça

Mbyllja e Open Balkan dhe situata në Kosovë, ambasadori gjerman mesazhe nga Korça

Ambasadori gjerman Peter Zingraf mori pjesë këtë të enjte 6 korrik në përkujtim e masakrës së Borovës.

Gjatë vizitës, Zingraf komentoi dhe zhvillimet e fundit në Ballkan në qendër të të cilave është situata në veri të Kosovës.


Ambasadori gjerman theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të bëjnë hapa pas dhe duhet te fokusohen tek axhenda e Procesit të Berlinit, samiti i radhës i të cilit do të mbahet në Shqipëri në muajin tetor.

Pjesë nga intervista:

Pyetja: Heqja dorë nga kryeministri Rama nga projekti për Ballkanin e Hapur, a do ti japë më tepër progres procesit të Berlinit?

Zingraf: Është kënaqësi të konstatoj që qeveria shqiptare është duke u përqëndruar dhe angazhuar për përgatitjen e takimit të ministrave dhe Procesit të Berlinit që do të mbahet këtë vit. Por pronësia e këtij procesi që synon ta marrë përsipër për këtë vit Shqipëria, apo rajoni në tërrësi, mendoj që është diçka vërtet e rendësishme dhe është shprehje e iniciativës që ka marrë kryeministri për tu takuar me homologët e vet në rajon. Të gjitha përqëndrimet e përpjekjeve këtë vit janë të duhurat.

Pyetja: A do të bëjë procesi i Berlinit për Ballkanin të njëjtën gjë që bëri BE për sheshimin e konflikteve në Europë?

Zingraf: Procesi i Berlinit asokohe u iniciua nga ish-kancelarja Merkel, pikërisht për të qëndruar në anë të Shqipërisë dhe gjithë rajonit për të përshpejtuar, ndihmuar dhe mbështetur rrugën e Shqipërisë dhe rajonit drejt BE. Kuptohet që ky nuk është proces i institucionalizuar apo i zyrtarizuar në këtë këndvështrim, pasi proceset e vërteta të institucionalizuara dhe zyrtarizuara  gjenden dhe zhvillohen në Bruksel, në kuadër të zgjerimit të BE, por sigurisht Shqipëria ka në dorë që në kuadër të Procesit të Berlinit të bëjë shumëçka për të ndihmuar procesin e integrimit të vet dhe vendeve të rajonit në BE.

Pyetja: Në kushtet kur Ballkani nuk gjen qetësi dhe konfliktet mes vendeve ndizen herë pas here, si Kosova dhe Serbia, sa ndikojnë këto konflikte në ecurinë e procesit të Berlinit? Roli i Gjermanisë në zbutjen e tyre?

Zingraf: Gjermania është e angazhuar në të gjashta shtetet e Ballkanit, në funksion të gjetjes së pajtimit dhe proceseve që i sjellin më afër vendet e Ballkanit. Unë jam këtu në Shqipëri, me detyrën si ambasador në Shqipëri për të folur për të, megjithatë sa i takon rajonit do të doja që të gjashta vendet nuk do të duhet ti lejonin vetes hapa pas sepse hapat pas, duke konsideruar dhe situatën në botë, do të ishin vërtet hapa negativë. Por mund të them se forumi i Procesit të Berlinit ka arritur shumëçka në këtë drejtim, prej 2014 ka bërë që qeveritë të ulen në një tavolinë në mënyrë të rregullt dhe periodike dhe madje kjo është përsëritur prej zotit Rama në shumë raste dhe situata. Ndaj unë do të thoja që shfrytëzojeni këtë mundësi që ju jep procesi i Berlinit për të qenë sa më afër njëri tjetrit.

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori