LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Është zgjidhur problemi në Sllupçan, të gjithë qytetarët duhet të paguajnë energjinë e konsumuar

Bekteshi: Është zgjidhur problemi në Sllupçan, të gjithë qytetarët duhet të paguajnë energjinë e konsumuar

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi thotë se sot do të zgjidhet problemi i furnizimit me energji elektrike në fshatin Sllupçan. Të gjithë qytetarët, tha ai, duhet të paguajnë energjinë e konsumuar dhe Ministria e Ekonomisë do të ndihmojë në çdo situatë ku ka nevojë, sipas kompetencave që kemi. Ai këtë deklaratë e dha me rastin e përdorimit të paautorizuar të energjisë elektrike nga vendasit, gjë që shkaktoi problem në rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike në disa fshatra të Likovës.

“Ministria e Ekonomisë, në përputhje me kompetencat që dalin nga Ligji për Energjinë dhe aktet nënligjore, krijon një mjedis për të reduktuar humbjet e energjisë elektrike në fushën e transmetimit dhe shpërndarjes dhe në fushën e vjedhjeve që ekzistojnë. Unë jam personalisht i përfshirë në këtë proces dhe dua t’u them të gjithë qytetarëve se energjia elektrike duhet paguar kudo”, tha Bekteshi.

Siç ishte rasti me Haraçinën dhe vendbanimet tjera, shtoi ai, çdo qytetar duhet të paguajë për energjinë e konsumuar, kështu funksionon ekonomia e tregut dhe ekonomia e rregulluar, sepse çmimi i energjisë elektrike është i rregulluar në vendin tonë.


“Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të mbajtur humbjet në minimum. Nga viti i kaluar e deri më tani, me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe institucioneve të tjera, humbjet janë ulur ndjeshëm. EVN ka të drejtë sipas rregullores që të veprojë në këto raste pasi ka marrë obligim të punojë në përmirësimin e rrjetit në mënyrë që të përmirësojë shërbimet që u ofron të gjithë qytetarëve”, u shpreh ministri.

Ai theksoi se ka biseduar me kryetarin e Komunës së Likovës, Erkan Arifi, se situata në Sllupçan do të zgjidhet dhe ekipet e elektrodistribuimit do të mund të punojnë pa pengesa në heqjen e defekteve dhe përmirësimin e rrjetit shpërndarës.

“Kam folur me kryetarin e komunës Arifi, i cili ka bërë një punë të shkëlqyeshme, me sa kam informacione, ka folur me të gjitha vendbanimet, nëse duhet të ndihmojmë si Ministri e Ekonomisë do të ndihmojmë, të takojmë banorët jo vetëm në Sllupçan, por edhe në vendbanime të tjera. Por më duhet të them edhe një herë se të gjithë qytetarët e kanë obligim të paguajnë energjinë e konsumuar”, tha Bekteshi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori