LAJMI I FUNDIT:

Rashkovski dënohet me tetë vite burg për rastin “Softuer”

Rashkovski dënohet me tetë vite burg për rastin “Softuer”

I akuzuari i parë dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, është shpallur fajtor për prokurimin në rastin “Softuer”, për të cilin sot është dënuar me 7 vjet burg, ndërsa për veprën penale “Shpëlarje parash” është dënuar me dënim me burg prej një viti e gjashtë muaj, pra ai u dënua me gjithsej 8 vjet.

“Sipas Kodit Penal, në dënimin me burg të shqiptuar ndaj të akuzuarit të parë Dragi Rashkovski, konsiderohet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak, e llogaritur nga 16.04.2021 deri në shfuqizimin e tij”, tha gjyqtari.

Sipas aktakuzës, Rashkovski nuk i ka kryer detyrat e tij zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave të prokurimit publik për sistemin e identifikimit biometrik, blerjen publike të softuerit për përcaktimin e shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptimin e gjobave, blerjen e kamerave ANPR për njohjen e regjistrimit të targave të automjeteve dhe prokurim publik i kabinave metalike për nevojat e sistemit të identifikimit biometrik dhe sistemit për njohjen automatike të targave të regjistrimit.


Rashkovski akuzohet për veprat penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe shpëlarje të parave dhe produkteve të tjera nga vepra penale”, ndërsa personat I.D., I.H., D.S., I.I., I.I.. dhe M.S. akuzohen për “shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori