LAJMI I FUNDIT:

Guri gjigant bie në rrugë dhe shtyp dy vetura në Indi, humbin jetën dy persona – filmohet momenti rrëqethës

Guri gjigant bie në rrugë dhe shtyp dy vetura në Indi, humbin jetën dy persona – filmohet momenti rrëqethës

Në një aksident të tmerrshëm në Nagaland të Indisë, dy persona humbën jetën dhe tre u lënduan pasi një gur i madh ra mbi dy vetura dhe i shtypi ato!

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, një kolonë veturash shihet në rrugë teksa bie shi. Papritur, shfaqet një shkëmb i madh që rrotullohet dhe shtyp dy vetura, transmeton Telegrafi.


Nga veturat e shtypura në vend, humbi jetën një person në ato momente, kurse tjetri ndërroi jetë në spital.

“Vendi ku ndodhi aksidenti quhet Pakala Pahar dhe njihet për rrëshqitje të gurëve dhe dheut”, tha ministri Neyfiu Rio duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave.

Rio shtoi se qeveria e tij po merr të gjitha hapat e nevojshëm për t’u ofruar të lënduarve ndihmën e nevojshme mjekësore. Ai paralajmëroi edhe ndihmë financiare për familjet e viktimave. /Telegrafi/