LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: SPB Tetovë ka dhënë rezultate më të mira në nivel shtetëror

Spasovski: SPB Tetovë ka dhënë rezultate më të mira në nivel shtetëror

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski hodhi poshtë pretendimet e komunës së Tetovës se SPB-ja nuk bashkëpunon sa duhet me komunën, para së gjithash në rregullimin e rendit në komunikacion. Spasovski tha se mirëmbajtja e regjimit të komunikacionit është ingerencë e komunës dhe se policia jep vetëm pëlqime për veprim të mëtejmë të institucioneve përkatëse. Ai madje lavdëroi SPB-në e Tetovës se ka dhënë rezultate më të mira në nivel shtetëror për luftimin e dukurive, tregtisë me drogë dhe me armë.

“Çdo shërbim i merimangës punon në dy turne. Për të punuar në mënyrë të tillë duhet angazhimi i zyrtarëve policor. Turni i parë punojnë 4 vetura të merimangës, turni i dytë 4 vetura merimangë. Ata punojnë së bashku me zyrtarë policor në terren”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.


Nga Komuna e Tetovës përsëritën edhe një herë qëndrimin se kaosi brenda qytetit shkaktohet për shkak të mos veprimit të policisë.

“Nuk duam t’i komentojmë deklaratat e tilla. Ne i bëjmë thirrje ministrit Spasovski që të dalim bashkërisht në bulevardet e qytetit dhe ta shohë personalisht edhe ai kaosin e krijuar. Në këtë mënyrë do ta kuptojë se në çfarë niveli është bashkëpunimi midis komunës dhe policisë”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Tetova përballet me mungesë të theksuar të parkingjeve, gjendje e cila krijon kaos të madh brenda qytetit. Problem bëhet edhe më i madh me ardhjen e mërgimtarëve gjatë sezonit të verës kur edhe regjistrohen më shumë aksidente trafiku. Sipas të dhënave të policisë, gjashtë muajt e parë të këtij viti numri i aksidenteve rrugore në Tetovë ka shënuar rënie në krahasim me një vit më parë. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pa shenja jete qytetari nga Peja që u raportua i zhdukur që nga 14 qershori

Gjendet pa shenja jete qytetari nga Peja që u raportua i zhdukur që nga 14 qershori

Kronika e Zezë
Tragjedi në Zvicër, 11-vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni

Tragjedi në Zvicër, 11-vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni

Kronika e Zezë
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme
Hapet për qarkullim aksi i ri rrugor Thumanë-Kashar, flet Rama

Hapet për qarkullim aksi i ri rrugor Thumanë-Kashar, flet Rama

Lajme

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
KFOR-i për dënimet e sulmuesve gjatë protestave në veri: Kemi marrë parasysh vendimet e gjykatës

KFOR-i për dënimet e sulmuesve gjatë protestave në veri: Kemi marrë parasysh vendimet e gjykatës

Drejtësi
Kalo në kategori