LAJMI I FUNDIT:

AGK-ja bën thirrje për procedurë transparente të ankesës së Klan Kosovës në ARBK 

AGK-ja bën thirrje për procedurë transparente të ankesës së Klan Kosovës në ARBK 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mirëpritur kompletimin e dokumentacionit dhe dërgimin e ankesës së televizionit, Klan Kosova në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës. 

AGK-ja, përmes një njoftimi për media i bën thirrje Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që pa vonesë dhe në një proces transparent të caktojë përbërjen e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve, dhe që e njëjta ta pranojë si të bazuar ankesën e Klan Kosovës.

Tutje sipas njoftimit AGK-ja, beson se ky veprim procedural do t’i jepte fund tentimit qeveritar për të mbyllur këtë televizion, gjë që tashmë ka ndikuar në lirinë e medies dhe pluralizmin medial në Kosovë. /Telegrafi/