LAJMI I FUNDIT:

Dy oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin e ushtrisë amerikane

Dy oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin e ushtrisë amerikane

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se dy oficerë të FSK-së, kanë diplomuar me sukses të lartë në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë amerikane.

Major Ali Haxhimustafa dhe Major Besnik Selimi në të njëjtën kohë përfunduan edhe Masterin në Studime Operacionale, në Fort Leavenwoth, Kansas, SHBA.


“Suksesi i oficereve është vlerë e shtuar në kuadrin profesional dhe akademik të FSK-së, si dhe në proceset zhvillimore të saj”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane (CGSC) ka për qëllim edukimin dhe zhvillimin e udhëheqësve për operacione të përbashkëta, ndërinstitucionale dhe shumëkombëshe me spektër të plotë.

Gjithashtu vepron si agjenci kryesore për programin e zhvillimit të udhëheqësve të Ushtrisë, si dhe avancon artin dhe shkencën e profesionit ushtarak në mbështetje të kërkesave operacionale të Ushtrisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Lajme
Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Lajme
Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë

Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë

Lajme
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme
Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit

Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit

Politikë

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
Kalo në kategori