LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka shfaqet përkrah bashkëshortes nga pushimet në Turqi

Granit Xhaka shfaqet përkrah bashkëshortes nga pushimet në Turqi

Futbollisti Granit Xhaka këtë periudhë po shijon larg angazhimeve profesioanle.

Mesfushori kosovar bashkë me familjen e tij aktualisht ndodhet për pushime në Antalya të Turqisë.


Nga atje 30-vjeçari së fundmi ka ndarë një imazh ku shihet në krahët e bashkëshortes së tij, Leonita.

Foto: Leonita Xhaka/Instagram

Çifti shihen të lumtur teksa relaksohen në një ambient të gjelbëruar, ndërsa janë të veshur me shumë stil.

Në imazh Leonita u pa e veshur me një kostum të shkurtër me ngjyrë të zezë, ndërsa futbollisti i Arsenalit zgjodhi një bluzë të bardhë, pantallona të shkurtra me ngjyrë të kaltër dhe atlete.

View this post on Instagram

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

Ndërkohë, edhe Leonita ka dokumentuar pushimet e tyre përmes postimeve të ndryshme në llogarinë e saj personale në Instagram.

Ndryshe, sa i përket të ardhmes së Xhakës, transferimi i tij tek ekipi i Bundesligës, Bayer Leverkusen thuhet se është çështje ditësh. /Telegrafi/