LAJMI I FUNDIT:

Operacion antidrogë në Lezhë, asgjësohen 875 bimë narkotike

Operacion antidrogë në Lezhë, asgjësohen 875 bimë narkotike

Policia e Lezhës ka vijuar në të gjithë territorin e qarkut, megaoperacionin policor antikanabis i koduar “Imazhi”.

Policia ka finalizuar fazën e 22-të të këtij megaoperacioni ku janë asgjësuar në total 875 bimë narkotike kanabis sativa, të kultivuara në tokë në rrethet Lezhë dhe Kurbin.


Gjithashtu është identifikuar dhe shpallur në kërkim një 67-vjeçar si autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike në Kurbin.

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, Policia e qarkut Lezhë ka vijuar paralelisht kontrollet në çdo skaj të qarkut, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe veprimet e thelluara hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.

-Në kuadër të fazës së 22-të të këtij megaoperacioni, gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Malbardhë, Kurbin, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, gjetën të kultivuara në tokë, në disa parcela, 188 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies. Falë veprime profesionale hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit B. A. 67 vjeç, banues në Kurbin si autor i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Gjithashtu, nga kontrollet e ushtruara edhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në disa fshatra, janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies në total 687 bimë narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë. Konkretisht, 66 bimë në fshatin Krajen të njësisë administrative Blinisht, 500 bimë në fshatin Ungrej të njësisë administrative Ungrej dhe 121 bimë në fshatin Kolsh të njësisë administrative Manati.

Vijon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori