Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, deklaroi të martën se shpërndarja në internet e pyetjeve gjatë procesit Të Testit të Maturës dhe të Arritshmërisë, ka ndodhur për shkak të mosmenaxhimit të mirë.
Në një konferencë për media, Nagavci u shpreh se për mbikëqyrjen e Testit të Maturës, i cili është mbajtur dy javë më parë, si ministri kanë shtuar personelin, ndërsa për Testi i Arritshmërisë tha se është në kompetencë të komunave.
“Sa i përket Testit të Arritshmërisë që po mbahet sot, ne po i presim rezultatet. Është e vërtetë që për shkak të menaxhimit jo të mirë mjaftueshëm ka ndodhur edhe rrjedhja e testeve. E sa i përket Testit të Maturës, kemi rritur numrin e administruesve, ndërsa Testi i Arritshmërisë është në kompetencë të komunave dhe ato i caktojnë administruesit”.
“Por, natyrisht ne si ministri e kemi nga një përfaqësues në secilën komunë, presim raportet dhe pastaj marrjen e masave”, tha ajo.
Nagavci shtoi se janë duke i adresuar masat e Ligjit e Testit të Maturës, për masat që duhet të merren në rast të shkeljeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251