Një ngjarje e pabesueshme dhe e çuditshme ka ndodhur në Itali, ku protagonist ka qenë edhe një burrë shqiptar.
Ai e ka pësuar nga gruaja e tij moldave, e cila e ka vrasë si në filma, pikërisht me helm miu, raporton media italiane.
Ngjarja ka ndodhur në Rimini të Italisë, ku 46-vjeçarja nuk kishte tentuar vetëm njëherë që ta vriste bashkëshortin e saj shqiptar.
Dy bashkëshortët ishin ndarë prej disa kohësh, por ishin pajtuar sërish rreth një vit më parë.
Megjithatë, shtrimet e përsëritura të burrit për helmim e kishin bërë të dyshonte departamentin e mjekësisë së brendshme të spitalit të Rimini.
Situata u raportua më pas në policinë e Riminit, e cila pas një hetimi të zhvilluar në prokurori, dha urdhër që gruaja të arrestohej të mërkurën e kaluar.
Tashmë 46-vjeçarja ndodhet në arrest shtëpie në shtëpinë e nënës së saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251