LAJMI I FUNDIT:

Samsung padit rivalin kinez për shkeljen e pretenduar të patentave në ekranet e iPhone

Samsung padit rivalin kinez për shkeljen e pretenduar të patentave në ekranet e iPhone

Samsung Display ka ngritur një padi kundër BOE Technology, duke akuzuar rivalin kinez për shkeljen e pesë prej patentave të saj për ekranet e përdorura në telefonat e tyre, duke përfshirë iPhone 12-shin e Apple.

Samsung Display, një njësi e Samsung Electronics, i kërkoi një jurie federale në Teksas të jepte dëmshpërblim për shkeljen e patentave në lidhje me OLED-at e ofruar nga BOE. Samsung kërkon gjithashtu një urdhër nga gjykata për të ndaluar importin dhe shitjen e ekraneve në fjalë.

Lënda u depozitua të mërkurën në gjykatën amerikane në Teksasin Lindor, e cila ka një reputacion për seanca më të shpejta dhe vendime për çështje të ndryshme, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.


Apple ka përdorur ekranet OLED në disa nga modelet e saj Apple Watch dhe iPhone, duke përfshirë edhe iPhone 14-shin, telefonin më të fundit nga gjiganti amerikan. Apple thotë se OLED jep rezolucion të lartë dhe lejon një ekran më të hollë se një ekran tradicional.

Tregu i ekraneve OLED dominohet nga Samsung Display, me BOE që ngushton hendekun, duke kaluar LG Display të Koresë së Jugut si lojtari numër 2 vitin e kaluar, sipas studiuesit të tregut Omdia.

“Samsung Display ka pësuar dhe do të vazhdojë të pësojë dëm të pariparueshëm si rezultat i shkeljes së ‘Patentës 599’ nga të pandehurit, për të cilën nuk ka asnjë mjet juridik adekuat në ligj, përveç rasteve kur shkelja e të pandehurve është urdhëruar nga kjo gjykatë”, thotë padia, duke iu referuar patentës 599, e cila përmirëson cilësinë e imazhit të një pajisjeje. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të  jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
“Rrjedhin” pamjet e para të iPhone SE 4 në internet, ka një veçori të urryer nga përdoruesit

“Rrjedhin” pamjet e para të iPhone SE 4 në internet, ka një veçori të urryer nga përdoruesit

Teknologji
Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?

Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?

Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store

Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store

Zbulohet shuma që duhet të paguajë Elon Musk nëse dëshiron të blejë TikTok-un

Zbulohet shuma që duhet të paguajë Elon Musk nëse dëshiron të blejë TikTok-un

Teknologji
Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?

Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?

Kalo në kategori