Ende shqyrtohet fillimi i vitit të ri shkollor në RMV, mësimdhënësit me vlerësime pozitive për nismën
Disa nga mësimdhënësit e arsimit fillor i japin dritë jeshile propozimit të Ministrisë së Arsimit për ndryshime në realizimin e vitit shkollor, kur bëhet fjalë për pushimet, fillimin dhe përfundimin e vitit.
Pavarësisht që dikasteri në fjalë akoma nuk ka një vendim konkret, mësuesja Qefsere Iseni tha se temperaturat e larta edhe gjatë muajit shtator vështirësojnë zbatimin e duhur të procesit mësimor.
“Këto dy tre vitet e fundit, kur e fillojmë shtatorin është një kohë shumë e nxehtë, dyert e klasave i mbajmë të hapura për shkak se është një klimë e nxehtë në klasë. Unë mendoj, nëse shtyhet deri më 15 ose një datë që e cakton ministria, nëse klima dhe koha fillon pak të freskohet do të jetë pak më relaksuese për nxënësit. Sipas ndryshimeve klimatike nëse vazhdon kështu edhe vitet e ardhshme, atëherë do të jetë i mirëseardhur ky ndryshim”, deklaroi Qefsere Iseni, mësimdhënëse.
Mësuesi Fadil Ebipi tha se kulmi i lodhjes së nxënësve vërehet në muajin prill kur edhe angazhimet e tyre janë më të mëdha.
“Lodhësinë e shfaqin nga muaji prill kur temperaturat ngritën dhe ata janë më tepër të ngarkuar me detyra kontrolluese ose ne siç i quajmë testime dhe ja vlen për një pushim të shkurtër. Me siguri do të ishte mirë dhe do të merrnin një energji që të vazhdojnë tutje me forca të reja”, tha Fadil Ebipi, mësimdhënës.
Viti i ri shkollor 2023-24 mund të filloj më 11 shtator ndërsa të përmbyllet nga fundi i muajit qershor. Mirëpo, mund të mbetet edhe data e zakonshme 1 Shtator por gjatë vitit mësimor të shoqërohet me një pushim të shkurtër pranveror. Këto janë propozimet e dikasterit të Arsimit të cilat pritet të shqyrtohen në një seancë qeveritare për t’u marr një vendim konkret. Sipas ministrit Jeton Shaqiri, këto ndryshime bëhen me qëllim që të rritet produktiviteti te nxënësit dhe mësimdhënësit.
Pavarësisht vendimit që do të merret, nga ministria e Arsimit thanë se është e patjetërsueshme realizimi i procesit mësimor në 180 ditë pune, siç parashikon kalendari mësimor për shkollat fillore dhe të mesme. Në këtë rast përjashtohen maturantët të cilët sipas kalendarit mësimor duhet të realizojnë 166 ditë proces mësimor./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna
Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri