LAJMI I FUNDIT:

​Osmani: Kosova do t’i kalojë sfidat me partnerë dhe aleatë

​Osmani: Kosova do t’i kalojë sfidat me partnerë dhe aleatë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se anëtarësimi në Këshill të Evropës është në dobi të garantimit dhe respektimit të të drejtave të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Ajo këto komente i bëri gjatë takimit lamtumirës ambasadorin jorezident të Irlandës në Kosovë, Ronan Gargan të cilin e falënderoi për punën e deritanishme si ambasador jorezident në Kosovë dhe në të njëjtën kohë i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme.


Në takim me ambasadorin Gargan, Presidentja Osmani e falënderoi shtetin e Irlandës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës që nga paslufta e deri më tani.

Presidentja Osmani theksoi nevojën e mbështetjes nga Irlanda në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, procesin e anëtarësimit në BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Sipas Presidentes Osmani, anëtarësimi në Këshill të Evropës është në dobi të garantimit dhe respektimit të të drejtave të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Me ambasadorin Gargan, Presidentja Osmani ka këmbyer pikëpamjet në raport me zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend.

Presidentja Osmani tha se Kosova është e përkushtuar për zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit, sikurse edhe për paqe e stabilitet dhe se sfidat do t`i tejkalojë me partnerë dhe aleatë.

Sipas një komunikate të Presidencës, Ambasadori Gargan shprehi falënderimin e sinqertë për bashkëpunimin me Kosovën dhe në të njëjtën kohë shprehi gatishmërinë e shtetit irlandez për vazhdim të bashkëpunimit në projektet e reja përmes të cilave do të ofronin ekspertizën e tyre në fushën e integrimeve evropiane.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Drejtësi

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Armë

Armë "Made in Albania" brenda vitit 2030, deputeti zbulon çfarë do të prodhojë Shqipëria

Lajme
Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Lajme
Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Kronika e Zezë
Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Lajme
Kalo në kategori