LAJMI I FUNDIT:

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Kusari-Lila flet për ndikimin e masave të BE-së

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Kusari-Lila flet për ndikimin e masave të BE-së

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, për shkak të mungesës së kuorumit.

Kështu bëri të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka njoftuar se në këtë mbledhje ka munguar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.


“Mbledhja nuk u mbajt, mungoi nënkryetari i LDK-së. Sot kryetari deklaroi se është mirë që në mbarëvajtjen e punës së Kuvendit të mbajnë një qëndrim të veçantë në Kryesinë e Kuvendit si grup, duhet të ndahet nga qëndrimet politike. Përndryshe në propozimin për rend të ditës për një seancë të re plenare kanë qenë 18 pika, ishin edhe dy marrëveshje ndërkombëtare, 9 projektligje në shqyrtim të dytë”, ka thënë ajo.

Derisa është deklaruar për masat e përkohshme të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, Kusari-Lila ka thënë se nëse janë afatshkurtra, ndikimi i drejtpërdrejt i tyre nuk është i ndjeshëm.

Kusari-Lila ka shtuar se konferenca e propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për zgjidhjen e problemit midis Kosovës dhe Serbisë, nuk është e duhur.

“Përpjekja jonë është që t’i kthehemi zbatimit të marrëveshjeve, dialogun e shohim të paalternativë, por organizimin e një konferencë të natyrës së propozuar nga kryeministri Rama nuk e shohim si zgjidhje aktuale të problemit që e mbizotëron në përgjithësi procesin e dialogut” është shprehur ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori