Mykhailo Mudryk bëhet viral me asistimin e tij në Kampionatin Evropian U-21
Mykhailo Mudryk bëri një paraqitje mbresëlënëse teksa U-21 e Ukrainës eliminoi Francën me një fitore 3-1 në Kampionatin Evropian të këtyre grupmoshave.
Anësori i Chelseat dhe bashkëlojtarët e tij ukrainas kaluan në gjysmëfinalen U-21 të Euro 2023 falë dy golave të Heorhii Sudakov dhe një tjetri nga Artem Bondarenko.
Megjithatë, Mudryk vodhi shfaqjen. 22-vjeçari ishte një kërcënim i vazhdueshëm sa herë që kishte topin në këmbë.
Është e drejtë të thuhet se ka qenë një vit i vështirë deri më tani për Mudryk, i cili po konkurron në turneun e U-21 në mënyrë që të rizbulojë formën dhe besimin e tij pas një gjysmë-sezoni të parë të vështirë në Stamford Bridge.
Megjithatë, shumë tifozë të Chelseat janë të bindur se ai do të përmirësohet sezonin e ardhshëm – veçanërisht nën drejtimin e trajnerit të emëruar së fundmi, Mauricio Pochettino.
Por, ajo që po flitet tani më së shumti në rrjetet sociale rreth Mudryk, është asistimi i tij që e bëri nga pjesa e fushës së tyre, duke e vënë bashkëlojtarin përballë portierit – me aksionin që përfundoi me gol. /Telegrafi/
Mudryk omds https://t.co/yWRhr5TMEE
— CarefreeLewisG🇪🇹📸 #SURVIVEDPOCH (@CarefreeLewisG) July 2, 2023
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251