LAJMI I FUNDIT:

Siguria në sezonin turistik në Shqipëri, 1700 policë monitorojnë pushuesit përgjatë vijës bregdetare

Siguria në sezonin turistik në Shqipëri, 1700 policë monitorojnë pushuesit përgjatë vijës bregdetare

Policia e Shtetit (Shqipëri) ka vendosur në dispozicion 1700 punonjës policie dhe efektivë të Njësisë Policore Detare, për të monitoruar vijën bregdetare dhe zonat turistike të vendit, në kuadër të sezonit turistik 2023.

Sipas Policisë së Shtetit, vendosja në dispozicion e këtij numri efektivësh ka si qëllim “sigurinë e pushuesve, vizitorëve, turistëve dhe qytetarëve, si dhe mbarëvajtjen e plotë e pa inicidente e sezonit turistik”

Gjithashtu, prania në terren e policisë përgjatë sezonit turistik parashikon të ndalojë krimet kundër mjedisit, ndërtimet e paligjshme si dhe incidentet në det apo krimet kufitare.


“Këto objektiva synohet të përmbushen nëpërmjet kontrolleve të shtuara në terren, për të parandaluar paligjshmëritë në tërësi, ndotjen akustike, krimet kundër mjedisit, ndërtimet e paligjshme, incidentet në det, krimet kufitare dhe aksidentet rrugore, si dhe duke ndihmuar qytetarët, turistët dhe pushuesit që gjenden në nevojë apo që hasin problematika”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për këtë arsye, që nga dje, shërbimet e Policisë kanë filluar patrullimin me biçikleta në plazhe me qëllim përmbushjen e plotë dhe efektive të detyrave funksionale.

Ndërkaq, efektivët e Njësisë Policore Detare do të patrullojnë në det, përgjatë gjithë vijës bregdetare, jo vetëm në fundjavë, por çdo ditë, deri në përfundim të sezonit.

“Kjo njësi do të koordinojë veprimet me punonjësit e Policisë me biçikleta nga toka, dhe me punonjës policie të tjerë të caktuar për të monitoruar vijën bregdetare nga toka, me qëllim që për cilindo që do të tentojë të cenojë perimetrin e sigurisë së pushuesve në plazhe, do të njoftohen patrullat e Njësisë Policore Detare të cilat do të ndërhyjnë për të bllokuar mjetet lundruese dhe për të ndëshkuar pronarët dhe administratorët e tyre, sipas ligjit”, theksohet më tej në njoftim.

Gjithashtu, për garantimin e rendit dhe sigurisë në zona malore, janë planifikuar shërbime shtesë të Policisë, në zonat turistike: Theth, Valbonë, Lurë, Voskopojë dhe Dardhë. Në vijim, në Theth dhe në Valbonë do të ngrihen stacione Policie provizore.

Policia bën të ditur se “forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë në gatishmëri për të ndërhyrë për çdo rast paligjshmërie që është pjesë e detyrave të tyre funksionale, si dhe në bashkëpunim me Policinë Alpine do të ndërhyjnë kurdo kur qytetarë, turistë apo vizitorë do të hasin problematika gjatë eksplorimit të zonave të thella malore”./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Sela: Albin Kurti po bën punën e

Sela: Albin Kurti po bën punën e "djallit", nuk është ai që e kam njohur

Politikë
Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Lajme
“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

Lajme
Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Lajme
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Kalo në kategori