LAJMI I FUNDIT:

Jason Derulo tregon se si arriti të kthehej nga një yll botëror i muzikës në një sipërmarrës të suksesshëm të kompanive miliarda dollarëshe

Jason Derulo tregon se si arriti të kthehej nga një yll botëror i muzikës në një sipërmarrës të suksesshëm të kompanive miliarda dollarëshe

Jason Derulo ka reflektuar mbi udhëtimin e tij befasues nga një yll I zhanrit R&B në një sipërmarrës në rritje me një biznes miliarda dollarësh.

Këngëtari amerikan, 33 vjeç, publikoi librin e tij motivues “Sing Your Name Out Loud” në fillim të kësaj jave dhe në të ai zbulon përbërësit e suksesit të tij në biznes, shkruan DailyMail.

“Kam pasur shumë më shumë dështime sesa suksese, por sukseset kanë korrur më shumë përfitime sesa dështimet që kanë korrur negativitet”, tha ai për Herald Sun.


“Gjithçka që ju duhet vërtet është një fitore e madhe dhe të gjithë i harrojnë humbjet”, shtoi këngëtari.

Trajneri i “The Voice Australia” zbuloi se pasi humbi 600,000 dollarë (549,000 euro) në sipërmarrjet e pasuksesshme, deri kur më në fund pati fat.

Banori nga Florida zhvilloi biznesin e tij ‘Rocket Car Wash’, ku klientët paguajnë një abonim mujor për një leje të pakufizuar të larjes së veturave.

“Biznesi i larjes së veturave po funksionon për mrekulli. Është e pabesueshme dhe padyshim që po pushton gjithë Amerikën”, tha ai.

Ylli i ‘Talk Dirty’ madje ka plane të prezantojë biznesin në Australi në të ardhmen e afërt.

Ai gjithashtu ka sipërmarrje të tjera në fushën e shëndetit, fitnesit dhe sportit, me një kompani që vlerësohet në më shumë se dy miliardë dollarë (1.83 miliard dollarë).

Derulo tha se ai ishte gjithmonë duke kërkuar për mundësinë e tij të radhës, kështu që menjëherë tha po kur iu kërkua të paraqitej si trajner në sezonin e ardhshëm të “The Voice Australia”.

“Jeta ka një mënyrë të çmendur për t’ju vërtetuar se keni gabuar ndonjëherë. Ju mund të mendoni se një kapitull ka mbaruar derisa të hapet një derë tjetër”, tha ai.

“Kjo është një mundësi e shkëlqyer dhe unë e dua Australinë, mendoj se ky vend është një vend magjik. Të kalosh pak kohë reale këtu është një fitore e madhe në vetvete”, tha ai.

Fansat e “The Voice Australia” mund të presin fishekzjarre nga trajneri i ri Jason kur konkursi i këngës të transmetohet më vonë këtë vit.

Jason thotë se do të gjejë superyllin e ardhshëm botëror dhe tashmë ka dërguar një mesazh të fortë për kolegët e tjerë trajnerë: Rita Ora, Guy Sebastian dhe Jessica Mauboy.

“Unë jam super, super konkurrues, pothuajse në mënyrë të pashëndetshme”, tha muzikanti kokëfortë për The Sunday Telegraph.

Ylli i hitit “Savage Love” ka ardhur në emisionin e Channel Seven si zëvendësim i trajnerit Keith Urban, i cili u largua nga “The Voice Australia” në fund të sezonit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Kalo në kategori