LAJMI I FUNDIT:

Operacioni me 45 të arrestuar në Elbasan, dalin pamjet e ndërhyrjes së policisë

Operacioni me 45 të arrestuar në Elbasan, dalin pamjet e ndërhyrjes së policisë

Një megaoperacion është zhvilluar gjatë mbrëmjes së të mërkurës dhe mëngjesit të kësaj të enjte në qarkun e Elbasanit, ku si rezultat janë zbatuar urdhër arrestet për 52 persona, mes të cilëve 45 janë ndaluar dhe shtatë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjithashtu në këtë aksion policor janë arrestuar në flagrancë që nuk kanë pas urdhër arreste edhe pesë shtetas të tjerë.


Sipas burimeve mësohet se të arrestuarit ishin pjesë e një grupi kriminal për shpërndarjen e drogës në lokale dhe nëpër qytete. Lënda narkotike që përdorej nga grupi kriminal sigurohej në Fier, Tiranë dhe në Pogradec.

Operacioni antidrogë në Elbasan, goditen katër grupe kriminale - 45 të arrestuar
Lexo po ashtu Operacioni antidrogë në Elbasan, goditen katër grupe kriminale - 45 të arrestuar

Ndërkohë si rezultat i operacionit në banesa dhe lokale janë gjetur dhe sekuestruar, lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, një armë zjarri tip automatik dhe municion luftarak, 51 milion lekë, 15 mijë euro dhe disa franga zvicerane.

Drejtori i policisë njoftoi se në operacion kanë marrë pjesë 490 punonjës policie dhe 5 dronë, ndërsa kërkimet janë zhvilluar në 52 banesa dhe 18 lokale. Operacioni është shtrirë në Elbasan, Peqin, Cërrik, Belsh, Librazhd, Prrenjas dhe Pogradec

Nga personat e arrestuar, 12 prej tyre ka qenë dënuar edhe më parë në fushën e narkotikëve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se përveç të arrestuarve dhe të shpallurve në kërkim, janë proceduar në gjendje të lirë 29 persona. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori