LAJMI I FUNDIT:

SBASHK uron për festën e Kurban Bajramit, mesazh Qeverisë: Ndërrojeni qasjen e gabuar me sindikatat 

SBASHK uron për festën e Kurban Bajramit, mesazh Qeverisë: Ndërrojeni qasjen e gabuar me sindikatat 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit, gjersa Qeverisë së Kosovës i është drejtuar me mesazhin që të ndryshoj siç thonë qasjen e gabuar ndaj sindikatave.

Në mesazhin e kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj përgëzohen punëtorët e arsimit për përfundimin me sukses të vitit shkollor, që sipas SBASHK-ut ishte ndër më të vështirët sepse janë përballur me shumë sfida.


“SBASHK-u edhe sot në ditën e parë të festës së madhe të Kurban Bajramit i drejtohet me mesazh Qeverisë që ta ndryshojë qasjen e gabuar ndaj sindikatave. Të heq mendjemadhësinë po të dëgjojë zërin dhe kërkesat e të punësuarve në sektorin publik.

Urojmë që kjo festë e mirësisë dhe e sakrificës të ndikojë te Qeveria që të heq tekat e inatet, ironinë dhe të jetë e të gjithëve”, thuhet më tej.

Sindikata e Arsimit po ashtu u ka dërguar mesazh urimi për festën edhe tre policëve që u liruan nga burgjet serbe, por edhe siç thonë “gjithë djelmoshave e vashave që me plot sakrifica po angazhohen në ruajtjen e sigurisë për ne qytetarët e Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori