Fjongoja rozë nuk na kujton vetëm në muajin tetor për kancerin gjirit, por gjatë gjithë vitit duhen bërë kontrolle në mënyrë që sëmundjen vdekje prurëse mos ta kapim në stade të avancuara kur nuk na shpëtojnë as medikamentet.
Në rrjetet sociale ka nisur një fushatë interesante ku me një foto me fjongo ose thjesht me ngjyrën rozë postuar në llogarite tona të kujtojmë çdo grua për një kontroll.
“Fushata ka nisur, ka gati një javë, dhe e ka çelur si gjithmonë ambasadorja e kauzës tonë, sopranoja e mirënjohur Ermonela Jaho. Kushdo që ka dëshirë mund të bëjë fotografi me një object me ngjyrën rozë. Mund të jetë një veshje, një kapele, syze, një pije, një libër. Këtë foto e ndanë në profilin e tij të Instagramit apo Facebook-ut, duke taguar të gjithë miqtë e tij apo të saj dhe ftuar ata që t’i bashkohen kësaj fushate. Me këto ne synojmë që njerëzit të rikujtohen për kujdesin, por edhe kushdo që ka dëshirë mund të përfitojë nga shërbimi psikologjik falas që YWCA-ja ofron”, tha Donika Goda nga Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare.
Është konsideruar fushata e verës rozë, dhe synon ndërgjegjësim të çdo gruaje për t’u kujdesur për veten.
“Ne kemi nisur që më 8 mars, me krijimin dhe shpërndarjen e disa historive njerëzore ku vetë zonja të prekura nga kanceri i gjirit tregojnë përjetimet e tyre. Tani duke qenë se jemi në sezonin e verës, kemi menduar që duke qenë se njërëzit janë më të relaksuar dhe mendojnë vetëm për të pushuar, duhet të kujtohemi që kemi nevojë të bëjmë kujdes nga rrezet e diellit dhe për të bërë kontrollet rutinë siç janë vizitat tek mjeku, ekografia apo mamo grafia”– u shpreh Goda.
Sipas statistikave 1 në 8 gra preket ng kanceri i gjrit në Shqipëri, por fatmirësisht 70% e tyre i mbijetojnë falë ndërgjegjësimit për kontrolle të shpeshta e për ta diagnostikuar në kohë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A