LAJMI I FUNDIT:

Nju Jorku ndanë 25 milionë dollarë për stacionet e karikimit të biçikletave elektrike

Nju Jorku ndanë 25 milionë dollarë për stacionet e karikimit të biçikletave elektrike

Gjatë fundjavës, zyrtarët e qytetit dhe shtetit të Nju Jorkut njoftuan se 25 milionë dollarë fonde federale ishin ndarë për stacionet e karikimit të biçikletave elektrike.

Stacionet e karikimit janë pjesë e një plani për të ndihmuar në luftimin e një numri në rritje të zjarreve të baterive litium-jon në qytet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Planet parashikojnë që vendet e karikimit të biçikletave elektronike dhe baterive të biçikletave elektronike të instalohen jashtë komplekseve të NYCHA.

Autoriteti i Banesave të Qytetit të Nju Jorkut ofron banesa publike në qytet dhe apartamentet e tij kanë qenë skena e disa zjarreve të baterive litium gjatë viteve të fundit.

Biçikletat elektrike janë forma më e zakonshme e transportit që përdoret nga punonjësit e dërgesave në qytet.

Por për shkak se një punë e tillë është me pagesë të ulët, biçikletat elektrike të përdorura për punë janë zakonisht me cilësi më të ulët, gjë që shpesh rezulton në kursim të masave të sigurisë që rezulton në prodhim baterie me cilësi të dobët. /Telegrafi/