LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesi i ri i Chelseat cilësohet si “Neymar i ri” – Blutë shpresojnë për gola nga reprezentuesi senegalez

Sulmuesi i ri i Chelseat cilësohet si “Neymar i ri” – Blutë shpresojnë për gola nga reprezentuesi senegalez

Nicolas Jackson duke se ka realizuar lëvizjen e tij në Ligën Premier. Talenti 22-vjeçar, i lindur në Gambia, por që reprezenton Senegalin, ka rënë dakord të nënshkruajë me Chelsean.

Blutë do t’i paguajnë Villarrealit 40 milionë euro për sulmuesin, i cili duhet të ofrojë shumë gola – pasi ky është problemi kryesor te skuadra.


Ai realizoi debutimin e tij profesional nga trajneri i Aston Villas, Unai Emery, kur spanjolli drejtoi klubin e La Ligas.

Jackson mund të quhet lojtar i Chelseat
Lexo po ashtu Jackson mund të quhet lojtar i Chelseat

Ndërsa ishte në Afrikë, ngritja e tij e papritur e ka bërë atë të quhet ‘Neymar i ardhshëm’ për aftësitë që ka në dispozicion.

Megjithatë, ai mund të ishte në Angli që në janar. Bournemouth kishte rënë dakord për një marrëveshje, që lëvizja do të dështonte vetëm në orën e fundit.

Si i ri, Jackson luajti për ekipin senegalez Casa Sports. Ai pati një sezon të mirë me skuadrën, përpara se Villarreal ta merrte atë në 2019 dhe sulmuesi të fillonte stërvitjen me ekipin e tyre U19.

Nicolas Jackson, lojtari i lirë, i është bashkuar Chelseat për 30 milionë funte

Jackson e kaloi sezonin 2020-21 si huazim në divizionin e dytë Mirandes, duke shënuar golin e tij të parë profesional kundër CD Castellon në barazimin 1-1 një muaj pas mbërritjes së tij.

Ky ishte goli i tij i vetëm i sezonit, në të cilin luajti 16 herë.

Duke parë se ai po fillonte të përshtatej, Villarreal e transferoi Jackson në ekipin e tyre rezervë, ku ai u bë njeriu kryesor që shënoi shtatë gola për të ndihmuar ekipin të arrinte ngjitjen në nivelin e dytë.

https://www.youtube.com/watch?v=oifUihIQQJs&pp=ygUWbmljb2xhcyBqYWNrc29uIHNraWxscw%3D%3D

Në vitin 2021, atij iu dha debutimi i tij në La Liga nga Unai Emery, i cili e dinte se kishte një talent në duart e tij.

Pasi u fut në ekipin e parë, ai kontribuoi me 18 gola në La Liga. Pas një lëndimi në mars, ai u kthye në prill dhe maj për të shënuar nëntë gola në dy muaj.

Një kombinim i këmbëve të shpejta, aftësive mbresëlënëse të driblimit dhe një sy për gol e bënë atë një produkt mbresëlënës. /Telegrafi/