Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve Naser Osmani dhe Atdhe Gashi, për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Shpërdorimi.
Në këtë rast, Naser Osmani, ish-deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Atdhe Gashi dhe ish-këshilltari i ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit”.
I akuzuari Naser Osmani është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri vite, për veprën penale Shpërdorimi, i cili dënim do të ekzekutohet në afat 15 dite nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.
I akuzuari Atdhe Gashi është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri vite, për veprën penale Shpërdorimi, i cili dënim do të ekzekutohet në afat 15 dite nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.
“Obligohen të akuzuarit N.O dhe A.G që në mënyrë solidare të kompensojnë dëmin 255.398.41 euro, në afat prej 15 dite prej plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi në buxhetin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të gjykatës.
“Obligohen të akuzuarit që secili veç e veç të paguaj shpenzimet e procedurës penale në shumën prej 500 euro në emër të paushallit gjyqësor si dhe shumën prej 20 euro në emër të Fondit te Viktimave te Krimit”.
Sipas njoftimit, është refuzuar akuza për të akuzuarit Naser Osmani dhe Atdhe Gashi për veprën penale Shmangia nga Tatimi, për shkak të kalimit të afatit të parashkrimit absolut të veprës penale.
“I pandehuri N.O në cilësi të anëtarit të OJQ-U-Forkut në Prishtinë dhe A.G në cilësinë e arkëtarit të OJQ-U-Forkut në Prishtinë, në vazhdimësi, përgjatë periudhës kohore 2006-2015, në bashkëkryerje, me qëllim për ti sjellur vetit apo tjetrit dobi pasurore të kundërligjshme kishin përvetësuar pasurinë e luajtshme të personave të tjerë, e cila ju është besuar atyre, qytetarë të Republikës së Kosovës dhe vendeve të tjera, kontribuues në fondin e themeluar atë botë për financim të strukturave të Qeverisë së Kosovës në ekzil, shuma këto prej minimum 3% të të hyrave të tyre personale mujore, e të cilat ishin transferuat në xhirollogarinë e U-Fork, ashtu që kishin tërhequr Shumën prej 255.398.41 euro në cash dhe nuk e kishin arsyetuar e as dëshmuar tërheqjen e kësaj shume”, thuhet tutje në njoftim.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos