LAJMI I FUNDIT:

Mehaj: Pas Shqipërisë dhe me Kosovën si pjesë të NATO-s, ardhmëria e sigurisë së shqiptarëve do të merrte garanci jetike

Mehaj: Pas Shqipërisë dhe me Kosovën si pjesë të NATO-s, ardhmëria e sigurisë së shqiptarëve do të merrte garanci jetike

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se gjatë këtyre 74 viteve të ekzistencës së NATO-s, intervenimi i saj më 1999 për ndaljen e gjenocidit të ushtruar nga Serbia mbi shqiptarët në Kosovë, është operacioni më i madh i kësaj aleance deri sot.

Mehaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kjo e bën Kosovën një vend të rëndësishëm dhe krejt të veçantë në historinë e NATO-s.

“Aq më tepër që fushata 78-ditore e bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi, e çliroi përfundimisht Kosovën, duke i hapur rrugë shpalljes së pavarësisë së saj më 2008. Krijimi i Republikës së Kosovës si shteti më i ri evropian dhe si një vend me shtet ndërtim demokratik të suksesshëm, është treguesi më i fuqishëm se sa e drejtë ishte ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, pasuar nga misioni i KFOR-it deri sot.


Kur u themelua më 4 prill 1949, Organizata e Traktatit Veri Atlantik u ndërtua nga 12 shtete. Përgjatë viteve, edhe 19 vende të tjera i janë bashkuar NATO-s, mes tyre edhe Shqipëria më 2009 si dhe Finlanda së fundi, duke shkuar në 31 numri i shteteve anëtare”, ka thënë Mehaj.

Tutje Mehaj u shpreh se Suedia është shteti i radhës që pritet tu bashkohet vendeve aleate në familjen e madhe të NATO-s, si vendi i 32-të.

E siç tha ministri në këtë vazhdë, Kosova mbetet e përkushtuar në punë përveçse këmbëngulëse në aspirata, për tu bërë eventualisht shteti i 33-të në NATO.

“Me Shqipërinë të parën në listë për nga emri si Albania dhe me Kosovën si potencialisht të 33-tën në NATO, ardhmëria e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare së shqiptarëve do të merrte garanci jetike”, ka shkruar ndër të tjera Mehaj në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori