LAJMI I FUNDIT:

Bie një punëtor nga një çati në Vushtrri

Bie një punëtor nga një çati në Vushtrri
Foto: Ilustrim

Një person derisa ishte duke punua në një çati është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10:25, në Vushtrri.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se i lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.


“Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në një çati, është rrezuar dhe ka pësuar lëndime trupore. I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe inspektorët e punës. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/