LAJMI I FUNDIT:

Një ‘fushë e mbeturinave’ gjendet brenda zonës së kërkimit – të ‘nëndetëses së zhdukur’ – pranë Titanikut

Një ‘fushë e mbeturinave’ gjendet brenda zonës së kërkimit – të ‘nëndetëses së zhdukur’ – pranë Titanikut

Roja Bregdetare e SHBA-së tha të enjten se një anije nënujore ka gjetur një fushë mbeturinash pranë Titanikut në kërkim të një “nëndetëseje” të zhdukur me pesë persona në bord.

Ky mund të jetë një zbulim i rëndësishëm në një përpjekje gjithnjë e më urgjente gjatë gjithë kohës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Sidoqoftë, postimi i Rojës Bregdetare në Twitter nuk dha detaje, të tilla si nëse zyrtarët besojnë se mbeturinat janë të lidhura me Titan, i cili ishte në një ekspeditë për të parë rrënojat e Titanikut.

Kërkimi kaloi “afatin” prej 96 orësh të enjten kur oksigjeni brenda saj mund të ketë mbaruar.

Titan u vlerësua të kishte rreth katër ditë furnizim me ajër për frymëmarrje kur u nis të dielën në mëngjes në Atlantikun e Veriut.

Por ekspertët kanë theksuar se ishte një e dhënë jo patjetër e saktë dhe kjo mund të zgjatej nëse pasagjerët kanë marrë masa për të ruajtur ajrin e frymëmarrjes .

Dhe nuk dihet nëse ata mbijetuan që nga zhdukja e “nëndetëses”.

Ndryshe, ekipet e shpëtimit kanë dërguar anije, aeroplanë dhe pajisje të tjera në drejtim të vendit ku supozohet se mund të jetë zhdukur.

Të enjten, roja bregdetare e SHBA-së tha se një robot nënujor i dërguar nga një anije kanadeze kishte arritur në fundin e detit, ndërsa një institut kërkimor francez tha se një robot zhytës thellë me kamera, drita dhe “krahë” gjithashtu iu bashkua operacionit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Çfarë presin bizneset evropiane nga zgjedhjet e BE-së?

Çfarë presin bizneset evropiane nga zgjedhjet e BE-së?

Evropa
Kalo në kategori