Administrata shtetërore është mbipopulluar me punësime të reja para çdo cikli zgjedhor thonë nga shoqatat civile, kurse tani që u erdhi koha për tu rritur pagat, kërkojnë matjen e produktivitetit në punë. Për të mos u mjaftuar kjo, si kryeministri Kovaçevski ashtu edhe ministri financave Besimi thonë se është e pashmangshme edhe verifikimi i prejardhjes së pasurisë së të punësuarëve në sektorin publik. Por, të punësuarit në DAP dhe Dogana zotohen se do të futen në grevë të përgjithshme duke bllokuar sistemin.
“Nuk ka asgjë zyrtare në dokumente si paralajmërime që thuhen, sa ju përket pagesës së pagave apo të pikave kufitare ajo nuk mund të ndodh. Ka ligj për rregullimin e të drejtave si definohet procedura grevës. Mendoj se nuk e kanë për qëllim nga DAP dhe Dogana të mbyllin sportelet dhe doganat,” deklaroi Fatmir Besimi, Ministër i Financave.
Pse qeveria është e bindur se institucionet nuk do të bllokohen, nuk morëm përgjigje. Por, tani revolta e përfaqësuesve të këtyre dy institucioneve është më e lartë se sa paraqitet nga autoritetet. Ata shprehen të gatshëm të futen në grevë të përgjithshme nëse nuk u rriten pagat nga 30%. Përgjigja e autoriteteve në plan afatgjatë është përpilimi i metodologjisë së pagave dhe marrëveshjes kolektive, për të cilat janë në bisedime në Këshillin socio-ekonomik, por tani që u troket kriza në derë, paralajmërojnë “veting”.
“Ajo është përgjegjësi e të gjithëve që janë në funksione shtetërore dhe në sektorin publik të verifikohet gjendja pasurore, por të kryhet edhe vetingu si proces që do ishte kyç për integritetin e institucioneve. Mendoj se në kuadër të normave ligjore me kohë duhet të bëhet patjetër edhe ky proces,” u shpreh Fatmir Besimi, Ministër i Financave.
Për funksionarët e shtetit rritja e pagave prej 78% u zbatua menjëherë, kurse për DAP dhe Doganën, tani autoritetet kërkojnë interpretimin autentik nga Kuvendi. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Bytyqi, e zhvendosi topin në Kuvend, kur u pyet për pagat e punonjësve të DAP dhe Doganave, duke thënë që nëse Kuvendi konfirmon që këto dy institucione duhet të kenë rritje të pagave sikurse të punësuarit në Ministrinë e Financave, atëherë do të votohet në seancë qeveritare dhe do të zbatohet rritja, por duke mos u theksuar se sa do të zgjasë ky proces. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdjehen lëkundje toke në Kosovë
Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi
Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi
U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron