Lamborghini bën aq shumë para sa nuk ka më nevojë për ndihmën e Audi.
Që kur Volkswagen mori përsipër markën e famshme italiane, biznesi ka ecur në mënyrë drastike. Megjithatë, fillimisht u kërkuan investime të mëdha, veçanërisht në zhvillimin e modeleve të reja dhe optimizimin e procesit të prodhimit.
Modeli i parë i zhvilluar në bashkëpunim me Audi ishte Gallardo, dhe Audi R8 mbërriti në të njëjtën kohë. Kostot u ndanë edhe për pasardhësin, modelin Huracan, i cili së shpejti do të pasojë modelin e ri. Megjithatë, ndryshe nga paraardhësi i tij, Lamborghini tani mund të zhvillojë një model të ri plotësisht në mënyrë të pavarur, sipas parametrave që zgjedh.
Francesco Scardaoni, drejtor i rajonit Azi-Paqësor, zbuloi për Drive se zëvendësimi i Huracan do të jetë puna e vetme e Lamborghini pas shumë vitesh fitimprurëse. Nuk është çudi, sepse Urus është një fabrikë e vërtetë parash.
Për kujtesë, vitin e kaluar Lamborghini arriti të ardhura rekord prej 2.38 miliardë eurosh me një marzh operativ prej 25.9 për qind. Nga 9233 kopje të shitura, 5367 prej tyre i përkasin Urus-it. Fitimi arriti në 614 milionë euro, që është një rritje prej 56 për qind krahasuar me një vit më parë.
Dhe meqenëse Audi nuk është planifikuar, Scardaoni zbulon se Lamborghini ka lirinë për të zhvilluar një zëvendësim për Huracan si një produkt më vete pa asnjë kompromis. “Për shkak se ishim shumë fitimprurës, morëm dritën jeshile për të zhvilluar platformën tonë”, tha ai në një intervistë.
Ai do të kalojë në një platformë të re që është zhvilluar ekskluzivisht për këtë superveturë, por CEO nuk përjashtoi mundësinë e ndarjes së saj me anëtarët e tjerë të Grupit Volkswagen. Sigurisht, fillimisht vetëm Lamborghini do të ketë qasje në harduer.
Ju kujtojmë se Huracan është ende në prodhim, por nuk është më i disponueshëm për porosi. Gjegjësisht, të gjitha kopjet e planifikuara janë shitur, dhe dërgesat do të përfundojnë gjatë vitit të ardhshëm. Kur bëhet fjalë për pasardhësin, sigurisht që mund të harrojmë motorin V10 me aspirim natyral. Pasardhësi do të humbasë të paktën dy cilindra, do të marrë turbina dhe forma e një hibridi plug-in është shumë e mundshme.
Ajo që është e sigurt është se modeli i ri do të ketë të njëjtën kuti marshi si Revuelto, një kambio me tetë shpejtësi me dy tufa. Midis tij dhe V8, supozohet se do të futet një motor elektrik. Gjithashtu ka zëra se turbinat nuk do të aktivizohen deri në 7000 rpm. Megjithatë, është ende herët për të dhëna konkrete. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMercedes-Benz me motor të ri me benzinë
Gjiganti gjerman, Bosch prezanton një javë pune katërditore, por edhe ul pagat
Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!
Veturat e harruara të viteve 1980
Zbulohen detaje të marrëveshjes ndërmjet Rivian dhe VW “për të marrë përsipër të ardhmen elektrike”
Volkswagen njofton se versione të reja hibride po vijnë - por duhet të prisni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A