LAJMI I FUNDIT:

I shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

I shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë
Foto: Ilustrim

Një 26-vjeçar shqiptar, që rezulton i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, është arrestuar nga policia në Tiranë.

I riu mbi të cilin rendon masa “arrest me burg” është ndaluar nga efektivët e Komisariati Nr. 2, në bashkëpunim me DVP Shkodër, në kuadër të operacionit “Ricercato”.


Ai ka qenë i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet trafikimin e narkotikëve, përtej Adriatikut.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Komisatiatit të Policisë Nr. 2, në një lokal në rrugën “Medar Shtylla”, kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 14.05.2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja ne grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, njoftojnë uniformat blu.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori