LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Janë parandaluar mbi 3.500 përpjekje për hyrje ilegale në RMV

Spasovski: Janë parandaluar mbi 3.500 përpjekje për hyrje ilegale në RMV

Në kufijtë shtetërorë nga janari deri në maj të këtij viti janë parandaluar 3.518 tentime për kalime ilegale, prej tyre shumica në kufirin me Greqinë, tha sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Sapsovski në mbledhjen e 23-të të Komitetit të Ministrave në kuadër të kuadër të Konventës për Bashkëpunimin Policor të Evropës Juglindore, e cila zhvillohet në Bukuresht.

Takimi drejtohet nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Rumanisë dhe është me temë “Parandalimi i kontrabandës së emigrantëve dhe ndikimi i luftës në Ukrainë në bashkëpunimin policor”.

Ministri theksoi krizat aktuale ushtarake dhe politike-sigurie në Lindjen e Afërt dhe të Mesme, luftën në Ukrainë, situatën e pafavorshme ekonomike dhe sociale në vendet e origjinës si faktorë të rëndësishëm që ndikojnë në hyrjen dhe kalimin e emigrantëve të paligjshëm nëpër vend.


Spasovski tha se rruga e krijuar Perëndimore-Ballkan, e cila ka një konfiguracion të favorshëm gjeografik, ofron mundësi që shpejt dhe lehtë të shkohet nga Greqia në kufirin maqedonas-serb dhe më tej në vendet e BE-së.

“Në periudhën janar-maj 2023, në kufijtë shtetërorë janë parandaluar 3,518 tentativa për kalime të paligjshme, shumica në kufi me Republikën e Greqisë – 3,048, ku është shënuar një rënie prej 42% në tentativa, si dhe me 32. % është zvogëluar numri i tentativave në kufi me Republikën e Serbisë”, tha Spasovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kronika e Zezë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Drejtësi
Mbretëria e Bashkuar emëron diplomaten Karen Pierce të dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor

Mbretëria e Bashkuar emëron diplomaten Karen Pierce të dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Kalo në kategori