LAJMI I FUNDIT:

Rasti i foshnjës së vdekur në Pejë, ish drejtori Haliti dhe menaxhmenti i Spitalit me deklarata ndryshme

Rasti i foshnjës së vdekur në Pejë, ish drejtori Haliti dhe menaxhmenti i Spitalit me deklarata ndryshme

Muhamet Haliti, i cili ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit mjekësor të Spitalit të Pejës pas skandalit me foshnjën e vdekur që u fut në rrobalarëse, ka thënë se ai e ka fituar rastin gjyqësor për kthim në pozitën e tij.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të martën ka shkruar se Gjykata Themelore e Pejës e ka shpallur të kundërligjshmëm vendimin e drejtorit ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Fazli Shala.

Tutje Haliti pretendon se Shala e kishte shkarkuar padrejtësisht nga pozita e Drejtorit Mjekësor të këtij institucioni shëndetësor “duke tentuar të më bëj padrejtësisht përgjegjës në rastin e futjës së foshnjes (fetusit) në rrobalarëse, në dhjetor të vitit të kaluar”.


“Drejtësia i ka dhënë fund këtij pretendimi qëllimkeq të z. Shala duke e detyruar të më kthej në pozitën e mëhershme si Drejtor Mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.

Arsye e këtij skenari të turpshëm të dr. Shalës ishte mbrojtja e personave përgjegjës të lidhur me rastin, e që është vet ai si drejtues i spitalit, në aspektin moral, pastaj drejtorit të administratës, që është mik i tij. Mik i politikës. Mik i partisë në pushtet, i Vetëvendosjes, që i solli ata në këto pozita menaxhuese. E qëllimi ishte i qartë, eliminimi i njerëzve me urdhër partiak që kanë bindje tjera politike”, ka shkruar ai.

Haliti po ashtu u shpreh se Shala ishte treguar i zellshëm ndaj urdhrave partiak kur kishte nxjerrë vendimin e kundërligjshëm.

“Se kur tundohesh nga lakmia për pushtet, humb arsyen, tjetërsohesh. Nuk e vlerëson profesionalizmin, kolegialitetin, miqësinë e gjatë, kontributin e dhënë për shëndetësinë, madje përpiqesh ta diskreditosh përmes formave më të ulëta”, ka shkruar ndër të tjera Haliti.

E për këtë sot kanë reaguar nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës duke thënë se pretendimet e paraqitura nga Muhamet Haliti për kthimin e tij në pozitën e Drejtorit Mjekësor nuk qëndrojnë dhe janë të pa vërteta.

Rasti i foshnjës së vdekur në Spitalin e Pejës, shkarkohet shefi dhe kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë
Lexo po ashtu Rasti i foshnjës së vdekur në Spitalin e Pejës, shkarkohet shefi dhe kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë

Nga ky institucion përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se është duke u zhvilluar një proces gjyqësor në Gjykatën e Apelit lidhur me validitetin e shkarkimit të tij nga pozita menaxheriale Drejtor Mjekësorë.

“Për hir të korrektësisë njoftojmë opinionin publik se është duke u zhvilluar një proces gjyqësor në gjykatën e apelit lidhur me validitetin e shkarkimit të tij nga pozita menaxheriale Drejtor Mjekësorë, pozitë që e ka ushtruar mbi 17 vite, sigurisht me përkrahjen e ish pushtetarëve.

Ne i urojmë punë të mbarë Doktorit në punën e tij prej profesionisti shëndetësor (Psikiatër), ndërsa sa i përket stafit menaxherial i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë  mbetet ai që është aktualisht, i zgjedhur me konkurs të rregullt”.

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori