LAJMI I FUNDIT:

Nëndetësja e zhdukur Titan, raportohet se janë detektuar “zhurma nënujore” në zonën e kërkimit

Nëndetësja e zhdukur Titan, raportohet se janë detektuar “zhurma nënujore” në zonën e kërkimit

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me nëndetësen turistike që u zhduk me pesë persona në bord, rrugës për në rrënojat e Titanikut.

Roja Bregdetare e SHBA-së tha se një aeroplan kanadez kërkimi kishte detektuar “zhurma nënujore” në zonën e kërkimit.

Sipas raportime, aeroplani detektoi “tinguj përplasjeje” nënujore në intervale prej 30 minutash që vinin nga ajo zonë, transmeton Telegrafi.


Çfarë është nëndetësja turistike Titan dhe çfarë mund të ketë ndodhur me të?
Lexo po ashtu Çfarë është nëndetësja turistike Titan dhe çfarë mund të ketë ndodhur me të?

Ekipet e kërkim-shpëtimit po përpiqen të gjejnë nëndetësen turistike Titan në pronësi të kompanisë OceanGate.

Kontakti me nëndetësen Titan humbi një orë e 45 minuta pasi u zhyt të dielën pasdite, tha Roja Bregdetare e SHBA-së, transmeton Telegrafi.

Sipas faqes së internetit të kompanisë OceanGate, bëhet fjalë për një nëndetëse 6.7 metra e gjatë dhe me peshë mbi 10 tonë, e cila mund të zhytet në një thellësi prej 4,000 metrash. Ka kamera, drita dhe skanerë për të eksploruar mjedisin. /Telegrafi/