LAJMI I FUNDIT:

Zbardhet dëshmia e sulmuesit të Bebe Rexhës në gjykatë: E godita me telefon sepse mendova se do të ishte qesharake

Zbardhet dëshmia e sulmuesit të Bebe Rexhës në gjykatë: E godita me telefon sepse mendova se do të ishte qesharake

Një kujdestar qensh që hodhi një telefon në drejtim të Bebe Rexhës gjatë një koncerti në New York, ka pranuar krimin, thonë prokurorët.

Nicolas Malvagna, 27 vjeç, u arrestua të dielën vonë mbrëma pasi hodhi telefonin e tij në drejtim të interpretueses duke e lënë atë me një të çarë në fytyrën e saj që kërkonte tre qepje, shkruan DailyMail.

Malvagna nga New Yersey, po përballet me dy akuza për sulm, një akuzë për ngacmim, një akuzë për ngacmim të rëndë dhe një akuzë për tentativë sulmi pasi u akuzua në Gjykatën Penale të Manhatanit.


I veshur me pantallona të shkurtra të hirta dhe një bluzë të errët, ai u shoqërua nga avokatët e tij jashtë gjykatës të hënën.

Bebe Rexha shkruan sërish pas ngjarjes së fundit: Edhe pse koncerti përfundoi në një mënyrë të pafat, turneu duhet të vazhdojë!
Lexo po ashtu Bebe Rexha shkruan sërish pas ngjarjes së fundit: Edhe pse koncerti përfundoi në një mënyrë të pafat, turneu duhet të vazhdojë!

Sipas zyrës së Manhattan DA, Malvagna rrëfeu krimin dhe tha: “Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të koncertit, sepse do të ishte qesharake”.

Rexha, 33 vjeçe, ishte duke interpretuar në një koncert të dielën në The Rooftop at Pier 17 në kuadër të turneus së saj “Best F**n Night Of My Life” kur ajo u godit në fytyrë nga një telefon.

Publikohen të tjera pamje nga arrestimi i sulmuesit dhe gjendja e Bebe Rexhës pas lëndimit në koncertin famëkeq
Lexo po ashtu Publikohen të tjera pamje nga arrestimi i sulmuesit dhe gjendja e Bebe Rexhës pas lëndimit në koncertin famëkeq

Siç shihet në një videon që është bërë virale në rrjetet sociale, interpretuesja e hitit “I’m A Mess” u pa duke kënduar dhe duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Ndërsa artistja me origjinë nga Shqipëria ishte përballë audiencës, një telefon u pa duke u përplasur drejt saj nga turma dhe duke e goditur atë në fytyrë.

Pas një momenti tronditjeje, këngëtarja e nominuar për çmimin ”Grammy” ra në gjunjë me kokën ulur, ndërsa anëtarë të shumtë të ekipit nxituan për ta ndihmuar.

Në një video të veçantë, burri identifikohet nga sigurimi që e tërhoqi nga turma për ta nxjerrë jashtë.

Ndërkohë, fansat bërtisnin fjalët ‘budalla’ dhe ‘kjo është sulm’ teksa ai u largua.

Teksa po kujdesej nga mjekët dhe po e çonin pas perdes së skenës, Rexha iu bëri një përshëndetje të pranishmëve.

Shefja e Malvagna konfirmoi për DailyMail se ai ishte i përfshirë në incident dhe se ai kishte punuar në resort për gjashtë muaj.

Në një deklaratë, Judy Gorski, pronarja lokale e ekskluzivitetit të ‘K9 Resorts’ në East Brunswick tha: “Unë e kuptoj që një nga punonjësit tanë po ndiqte koncertin e Bebe Rexhës në kohën e tij të lirë”.

“U trondita kur mësova për arrestimin e tij. Stafi im dhe unë nuk e falim dhunën në asnjë formë, pavarësisht qëllimit, dhe ky veprim nuk përputhet me vlerat tona si kompani”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha dhe Gresa jashtë finales, reagon Xhuli: Nuk e di a guxoj ta them, por në BBVK jo gjithçka shkon sipas votave të publikut

Drenusha dhe Gresa jashtë finales, reagon Xhuli: Nuk e di a guxoj ta them, por në BBVK jo gjithçka shkon sipas votave të publikut

Magazina
Jozi dhe Loredana shkëmbejnë puthjen e parë në buzë, momenti kur Gjesti i ndërpret

Jozi dhe Loredana shkëmbejnë puthjen e parë në buzë, momenti kur Gjesti i ndërpret

Magazina
Xheneta, Sara, Vullneti, Xuxi dhe Driloni janë finalistët e Big Brother VIP Kosova

Xheneta, Sara, Vullneti, Xuxi dhe Driloni janë finalistët e Big Brother VIP Kosova

Magazina
Gruaja që u mashtrua financiarisht nga

Gruaja që u mashtrua financiarisht nga "Brad Pitti i rremë" me AI, tani është e pastrehë - në depresion dhe e shtrirë në një spital psikiatrik

Magazina

"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë

Magazina

"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më

Magazina
Kalo në kategori