Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, ka thënë se “goditja më e madhe” në fushatën kundërofensive të Kievit kundër forcave ruse nuk ka ardhur ende, por pranoi se operacioni është i vështirë pasi Moska “po hedh” gjithçka mundet në betejë për të parandaluar Ukrainën të ecë përpara.
Ndryshe, Ukraina filloi fazën e parë të kundërofensivës së saj të përfolur prej kohësh dy javë më parë për të rimarrë tokën e pushtuar nga forcat ruse.
Por mes raporteve për përparim të ngadalshëm nga forcat e Ukrainës dhe rezistencës së ashpër nga Rusia, zyrtarët në Moskë kanë pohuar se ofensiva ukrainase ka dështuar.
Ushtria ukrainase, e cila ka mbajtur një heshtje të rreptë për fushatën në përgjithësi, njoftoi të hënën se ishin arritur fitore të vogla dhe tetë fshatra të çliruar deri më tani, së bashku me rreth 113 km katrorë të territorit.
Por “goditja më e madhe nuk ka ardhur ende”, citohet të ketë thënë Maliar të hënën, përcjell Telegrafi.
“Operacioni në vazhdim ka disa objektiva dhe ushtria po i përmbush këto detyra”, shkroi ajo në aplikacionin e mesazheve Telegram.
“Armiku nuk do të heqë lehtësisht pozicionet e tij dhe ne duhet të përgatitemi për një duel të ashpër”, tha ajo. “Në fakt, kjo është ajo që po ndodh tani”.
Presidenti rus Vladimir Putin tha në fund të javës së kaluar kundërofensiva ukrainase nuk pati ndonjë sukses domethënës.
Por disa blogerë ushtarakë rusë thonë se Kievi ka bërë përfitime të vogla në kurriz të humbjeve të mëdha të trupave dhe pajisjeve.
Ndërsa është e pamundur të verifikohet në mënyrë të pavarur operacioni ushtarak përgjatë pikave më të diskutueshme të vijës së frontit, agjencia e lajmeve Reuters ishte në gjendje të konfirmonte se forcat ukrainase kanë avancuar në fazën e hershme të kundërofensive.
E Instituti për Studimin e Luftës (ISW), një institut me bazë në Uashington DC, citoi burime të dielën duke thënë se forcat ukrainase mund të ndalojnë përkohësisht operacionet kundërofensive për të “rivlerësuar taktikat e tyre për operacionet e ardhshme”.
ISW përsëriti gjithashtu se fushata kryesore kundërsulmuese nuk kishte filluar ende.
“ISW ka vënë në dukje më parë se Ukraina nuk ka angazhuar ende shumicën e forcave të saj në dispozicion për operacione kundërsulmuese dhe nuk ka nisur ende përpjekjet e saj kryesore”, tha ISW në analizën e saj të përditshme të situatës.
“Pauzat operacionale janë një tipar i përbashkët i sipërmarrjeve të mëdha sulmuese dhe kjo pauzë nuk nënkupton fundin e kundërofensive të Ukrainës”.
Ndërkohë në fjalimin e tij të natës me video, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se “në disa zona, luftëtarët tanë po ecin përpara, në disa zona ata po mbrojnë pozicionet e tyre dhe po u rezistojnë sulmeve të pushtuesve dhe sulmeve të intensifikuara”.
“Nuk kemi pozita të humbura. Vetëm të çliruara. Ata kanë vetëm humbje”, ka theksuar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture në Greqi, humbin jetën katër persona dhe gjashtë tjerë lëndohen
Gruaja nga SHBA u deklarua fajtore dhe kaloi 43 vjet në burg, gjykata tani konstatoi se ajo është e pafajshme
Ukraina dhe Palau vendosin marrëdhënie diplomatike
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret
Konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet nga ukrainasit në afërsi të Avdiivkas
Vriten tetë ushtarë izraelitë në Gazë
Gjashtë të burgosur të ISIS-it marrin peng gardianët e një burgu në Rusi, kërkojnë vetura dhe armë
Ukrainasit pretendojnë se rusët kanë humbur 1,160 ushtarë tjerë dhe 58 sisteme artilerike në 24 orët e fundit
Amerikani u kollit, pastaj ndjeu një dhimbje në stomak - ngriti këmishën nga frika dhe pa një vrimë prej 7 centimetrash
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes