CTV News, një media kanadeze, i ka kushtuar një artikull të gjatë afganëve që vijojnë të jenë të strehuar në Shqipëri.
“Rreth dy vite pasi u largua nga Afganistani për t’i shpëtuar talebanëve, vazhdon të përndiqet nga kujtimet e ditës së fundit në Kabul”.
“Gjërat e fundit që pashë ishin malet rreth Kabulit dhe perëndimi i trishtë ndërkohë që avioni u nis”, tha ai për CTV.
35-vjeçari, një fotoreporter dhe ish-punonjës i Federatës Afgane të Futbollist tashmë “lëngon” në Shqipërinë e ngrohtë dhe me diell. Me çdo ditë që kalon rritet edhe ankthi i tij për vonesat për vizën amerikane të premtuar. E kështu një hije i shtohet ëndrrave të tij për një fillim të ri në Amerikë.
Njësoj është edhe për qindra të tjerë si ai. Disa përpiqen që të jetojnë dhe punojnë normalisht, por shqetësimi dhe frika për familjet në atdhe mbush pothuajse ditët e tyre edhe pse në Shqipëri janë mirëpritur.
Ata janë shpresëplotë, pavarësisht burokracisë së tejzgjatur dhe shikojnë për të nisur një jetë të re. Në Shëngjin, aty ku u strehuan përkohësisht qindra afganë, Mashoof shpesh shkon për ecje buzë detit. Ai ka gjetur një punë në një qendër tregtare.
Shëtitjet largojnë sulmet e panikut që ai është harruar ose “frika e çmendur” për familjen e tij në provincën perëndimore të Heratit.
“U shpëtova… dhe tani duhet të nis jetën time të re në Amerikë”, tha ai. “Por kur”, pyet me kuriozitet.
Talebanët morën pushtetin në Afganistan në Gusht të vitit 2021 kur trupat e SHBA-së dhe NATO-s ishin në javët e fundit të tërheqjes së tyre nga vendi pas dy dekadave luftë, teksa qeveria dhe ushtria e mbështetur nga SHBA u shkërmoq.
Pavarësisht premtimeve fillestare për një rregull më të moderuar, talebanët shpejt filluan të zbatojnë kufizime për gratë dhe vajzat, duke i ndaluar ato nga hapësirat publike dhe shumica e vendeve të punës dhe duke ndaluar arsimimin për vajzat përtej klasës së gjashtë.
Pas tërheqjes kaotike, Uashingtoni vendosi që të marrë ata që punuan për qeverinë, ushtrinë apo organizatat e SHBA-së në Afganistan. Por me kalimin e kohës, procesi i komplikuar i vizave për afganëve u zgjat.
Më shumë se 3200 afganë qëndruan në resortet turistike të Shqipërisë në detin Adriatik, shkruan CTV.
Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s vendosi fillimisht që të strehonte afganët për një vit përpara se të lëviznin përfundimisht në SHBA. Më pas u zotuan se do t’i mbanin për më gjatë nëse vizat e tyre vonoheshin.
CTV thotë se janë rreth 76 mijë afganë në SHBA, por përpjekjet e Kongresit për ta zgjidhur përfundimisht këtë çështje kanë ngecur.
“Një zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare tha për The Associated Press se autoritetet në Tiranë nuk do të jenë kundër mbajtjes së afganëve mbajtjes më gjatë, nëse ata gjejnë punë”, shkruan CTV.
Vitin e kaluar, një grup i vogël afganësh në Shëngjin bënë një protestë, duke i kërkuar Uashingtonin që të shpejtojë procesin e transferimit të tyre. Disa fëmijë dhe gra mbanin postera që shkruanin: Jemi të harruar.
“Nuk kam zemër të protestoj kundër vonesës. Nuk ka asgjë çfarë mund të bëj”, thotë Mashoof.
Ndërkohë, Fazil Mohammad Shahab, një zyrtar i lartë i federatës së futbollit në Afganistan, shkoi në Shqipëri në Nëntor. Ndryshe nga mijëra turistët që vizitojnë Shëngjinin dhe resortet e tjera shqiptare, ai nuk e sheh vijën bregdetare si një parajsë.
“Për mua, është një vend pritje”, thotë ai.
Farishta Oustova, një reportere e lajmeve televizive dhe një ish-lojtare e ekipit kombëtar të volejbollit të Afganistanit, mbërriti në Shqipëri në Shtator 2021. Brenda dy muajsh ajo gjeti punë, fillimisht në një hotel, më pas në një fabrikë këpucësh dhe më në fund në një qendër kujdesi për fëmijët.
“Dua të ndjej se mund të kem një jetë normale”, tha 23-vjeçarja e cila shqetësohet për familjen e saj në Herat.
Edhe komediani dhe prezantuesi i njohur Qasim Tabani nisi të prodhojë klipe humoristike nga Shëngjini. Ai thotë se ka nevojë të gjejë forcë në humor dhe shpreson se miqtë dhe fansat në atdhe mund të shikojnë videot.
“Ne, këtu në Shqipëri, dhe afganët në Afganistan kanë nevojë të qeshin”, tha ai./Tv Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A