Deponia e qytetit të Dibrës është e ngushtë për vazhdimin të pranimit të mbeturinave inerte. Situata është shqetësuese meqë hapësirat të deponisë aktuale janë të kufizuara, kurse nga dita në ditë rriten sasitë të mëdha të mbeturinave inerte që vijnë si rezultat i ndërtimeve të shumta që bëhen në qytet dhe hedhjen e këtyre mbeturinave në deponinë aktuale.
Pikërisht për këtë shkak drejtoria e ndërmarrjes komunale “Standardi” në Dibër ka kërkuar nga pushteti vendor që të përcaktoj një lokacion të ri për hapjen të një deponie speciale për grumbullimin të mbeturinave inerte.
Në seancën e fundit të këshillit të komunës Dibër drejtori i ndërmarrjes komunale, Burim Kaba kërkoi që komuna të përcaktoj lokalitete të reja për hapjen e një deponie enkas për grumbullimin të materialeve inerte. Hedhja e mbeturinave inerte në deponinë e Dibrës shkakton dëme të mëdha dhe mbush deponinë me sasi të mëdha.
“Patjetër duhet të përcaktohet një lokacion tjetër për deponinë e inerteve. Ndërmarrja komunale dhe këshilli drejtues i ndërmarrjes kanë dhënë vlerësimin se aktualisht sasi të mëdha të materialeve ndërtimore që vijnë si rezultat i ndërtimeve të shumta dhe pastrimin e shtëpive të rrënuara, për çdo ditë hidhen në deponinë e qytetit e cila gjendet në afërsi të rrugës Dibër vendkalimi kufitar “Bllatë”. Kjo situatë me një dinamik të madhe mbush deponinë dhe dihet që materialet inerte zënë hapësira të mëdha. Prandaj drejtoria dhe këshilli drejtues i ndërmarrjes kërkon zgjidhje edhe atë me hapjen e një deponie të re. Nëse kështu vazhdohet deponia e qytetit nuk do të ketë kapacitete për të pranuar mbeturinat në një të ardhme të shpejt”, tha drejtori i ndërmarrjes Burim Kaba. Edhe nëse ndërmerren aktivitete për hapjen e një deponie të re, aktualisht deponia e qytetit mbushet me mbeturina shumë shpejt dhe prandaj kërkohet një zgjidhje afatgjate”, thotë ai.
Në ndërmarrjen komunale “Standardi”, kur janë në pyetje mbeturinat inerte poashtu ankohen për hedhjen të këtyre mbeturinave jo vetëm në deponinë e qytetit por edhe në shumë lokacione në periferinë e qytetit. Është një problem shumë i madh, thotë drejtori i ndërmarrjes komunale meqë formohen shumë shpejt deponitë e egra dhe investitorët nuk janë korrekt në lidhje me pastrimin të rrethit ku ndërtohen objekte. Ne si ndërmarrje komunale, thotë Kaba, jemi të angazhuar maksimalisht në pastrimin edhe në rrugët qendrore të qytetit për të pastruar inertet që investitorët përdorin gjatë ndërtimit.
Në këtë drejtim është kërkuar nga institucionet kompetente një angazhim më i madh që ata që investojnë të paguajnë edhe harxhimet për pastrim meqë nuk bëjnë vet pastrimin e mbeturinave të materialeve të ndërtimit siç janë rëra, betoni, çimentoja, tullat, etj.
Këshilli i komunës Dibër ka dhënë përkrahje për këta kërkesa por aktualisht thuhet se do të mendojnë për një lokacion të ri për një deponi enkas vetëm për mbeturina inerte. Përveç mbeturinave nga materialet e ndërtimit, problem është edhe hedhja e mobilierive të vjetra që hidhen vend e pa vend. Në Dibër ka funksionuar një projekt për grumbullimin të mobilierive të vjetra, por ai nga popullata nuk është shpërfillur. Edhe kjo shkakton probleme të mëdha për mirëmbajtjen e higjienës publike për ndërmarrjen komunale në Dibër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova