LAJMI I FUNDIT:

QKMRT kundërshton zgjatjen e kohës së aplikimit edhe për dy vjet për personat e dhunuar në luftë

QKMRT kundërshton zgjatjen e kohës së aplikimit edhe për dy vjet për personat e dhunuar në luftë

Në ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, QKRMT kërkoi që mos kufizohet e drejta për aplikim për njohjen e statusit për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

QKRMT organizoi tryezën “E drejta për njohje: Ndikimi i mungesës ligjore dhe afatizimit të aplikimit në procesin e njohjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, në të cilën morën pjesën deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, organizatat e shoqërisë civile, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe përfaqësues të Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të të mbijetuarve.

Në këtë tryezë, QKRMT i njoftoi deputetët për rëndësinë dhe nevojën e domosdoshme që afati kohor brenda të cilit të mbijetuarit mund të aplikojnë për njohjen e statusit të tyre të mos kufizohet, por të jetë një drejtë e pa kufizuar në aspektin kohor.


QKRMT nënvizoi se të drejtat e të mbijetuarve nuk mund të kufizohen nga qëllime administrative dhe se korniza ligjore, institucionale dhe administrative duhet të promovojë realizimin e këtyre të drejtave.

“Për më tepër, zgjatja e afatit për aplikim për vetëm dy vjet, siç e parasheh draft-propozimi aktual  për ndryshim e ligjit, është në kundërshtim me peshën dhe natyrën e krimeve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e QKRMT.

Zgjatet edhe për dy vjet afati për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës së fundit
Lexo po ashtu Zgjatet edhe për dy vjet afati për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës së fundit

“Kësisoj, krimet e dhunës seksuale në kohë lufte, sipas së drejtës ndërkombëtare konsiderohen si krime kundër njerëzimit, prandaj edhe statusi i kufizimeve nuk do të mund të zbatohej për këtë lloj krimi që  përbën shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Gjithashtu, sipas praktikave të tjera ndërkombëtare, në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë, afati për aplikim për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale të kohës së luftës nuk është i kufizuar”.

Kësaj kërkese, iu bashkuan organizatat e Platformës Bëhu zëri im (QKRMT, QPDG, Medica Kosova dhe Medica Gjakova), Rrjeti i Grave të Kosovës, Ngritja e Zërit dhe LIVCZHK.

Përndryshe, me 5 shkurt 2023 ka përfunduar afati i aplikimit për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë.

Qeveria ka dërguar në Kuvend projektligjin që mundëson zgjatjen e kohës së aplikimit edhe për dy vjet.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori