LAJMI I FUNDIT:

Pesë palestinezë u vranë në një sulm ushtarak izraelit në Jenin

Pesë palestinezë u vranë në një sulm ushtarak izraelit në Jenin

Pesë palestinezë, përfshirë një djalë 15-vjeçar, janë vrarë nga forcat izraelite gjatë një bastisjeje në kampin e refugjatëve në Jenin, thonë zyrtarët palestinezë shëndetësorë.

Ky veprim shënon një përshkallëzim të mprehtë të luftimeve ndërsa bastisjet e shpeshta në qytet në Bregun Perëndimor të pushtuar vazhdojnë, përcjell Telegrafi.

Ushtria izraelite thotë se disa automjete mbeten të bllokuara mes një “operacioni logjistik nën zjarr” për t’i hequr ato.


Shtatë ushtarë izraelitë dhe oficerë të policisë kufitare janë plagosur, tre prej tyre “në gjendje të moderuar”, sipas ushtrisë.

Kjo thuhet se është hera e parë në vite – ndoshta që nga kulmi i Intifadës së dytë Palestineze – ose kryengritjes – dy dekada më parë – që ushtria izraelite ka përdorur helikopterë sulmues në Bregun Perëndimor.

Thuhet se helikopteri qëlloi kundër militantëve në tokë, ndërsa forcat e tij u përpoqën të nxirrnin ushtarë.

“Ne nuk jemi në gjendje të largohemi nga shtëpia, është një luftë e vërtetë këtu. Helikopterët Apache po fluturojnë mbi kokat tona”, ka thënë një banor për mediat lokale.

Autoriteti Palestinez e përshkroi aksionin si “agresion izraelit ndaj Jeninit [i cili] është një përshkallëzim serioz, i rrezikshëm dhe duhet të ndalet menjëherë”.

Gjatë 18 muajve të fundit, Izraeli ka intensifikuar aksionet e tij ushtarake, arrestimin dhe rrënimin e shtëpive në qytetet palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Që nga fillimi i këtij viti, janë vrarë të paktën 161 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, si dhe 21 izraelitë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Amerika
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Amerika
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Botë
Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Amerika

"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen

Amerika
Kalo në kategori