LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri izraelit njofton se do të vazhdojë me ndryshimet në sistemin e drejtësisë

Kryeministri izraelit njofton se do të vazhdojë me ndryshimet në sistemin e drejtësisë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se qeveria e tij synon të vazhdojë planet për ndryshimet në sistemin e drejtësisë pasi bisedimet që synonin gjetjen e një zgjidhjeje duket se dështuan.

Në fillim të këtij viti, ndryshimet e propozuara nga qeveria, që do t’i kufizonin kompetencat e Gjykatës së Lartë për të vendosur kundër legjislativit dhe ekzekutivit, ndërsa do t’u jepnin ligjvënësve të koalicionit më shumë pushtet në emërimin e gjykatësve, shkaktuan krizën e brendshme më të rëndë ndër vite.

Bisedimet mes qeverisë dhe partive opozitare e zbutën disi krizën, me përpjekjet për të gjetur një rrugë të mesme për ndryshimet e propozuara.


Këto bisedime u tronditën javën e kaluar për shkak të një krize rreth përbërjes së komisionit rregullator përgjegjës për emërimin e gjyqtarëve të vendit.

Udhëheqësit e opozitës thanë se bisedimet ishin ngrirë deri në formimin e komitetit.

Në një takim të kabinetit të tij të dielën, zoti Netanyahu tha se opozita nuk kishte marrë pjesë me mirëbesim në bisedime dhe se qeveria e tij do të vazhdojë, me kujdes, me ndryshimet.

“Këtë javë do të fillojmë hapat praktikë. Do t’i bëjmë në mënyrë të matur, me përgjegjësi, por në përputhje me mandatin që kemi marrë për të bërë ndryshime në sistemin e drejtësisë”, tha ai.

Për shkak të protestave, Kryeministri Netanjahu vendosi në fund të marsit të shtynte miratimin e ndryshimeve në sistemin e drejtësisë.

Vendimi për të ecur përpara ka të ngjarë të ndezë tensionet dhe protestat, që kanë vazhduar çdo të shtunë.

Udhëheqësit e protestës thanë se ishin gati për një raund tjetër demonstratash që do të çonin në dështimin e “çdo përpjekjeje për të dëmtuar sistemin demokratik të drejtësisë së Izraelit”.

Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid, partia e të cilit kishte negociuar me zotin Netanyahun, tha se vazhdimi me ndryshimet në mënyrë të njëanshme “do të dëmtojë në mënyrë kritike ekonominë dhe do të rrezikojë sigurinë e Izraelit”. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori