LAJMI I FUNDIT:

Këta kamionë të vegjël japonezë që kushtojnë rreth 5,000 dollarë “po fitojnë zemrat e shumë njerëzve” në Amerikë

Këta kamionë të vegjël japonezë që kushtojnë rreth 5,000 dollarë “po fitojnë zemrat e shumë njerëzve” në Amerikë

Nuk janë vetëm shtëpitë e vogla që “po pushtojnë” Amerikën – tani kamionët e vegjël të prodhuar në Japoni po bëhen gjithashtu gjithnjë e më të popullarizuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për kamionët Kei janë rreth 3.5 metra të gjatë dhe evoluan nga kamionët me tre rrota të bazuar në motoçikleta pas Luftës së Dytë Botërore.


Ato u bënë nga disa prodhues si Daihatsu Hijet, Subaru Sambar, Suzuki Carry, Mitsubishi Minicab dhe Honda Acty, sipas Wikipedia.

Kamionët e vegjël janë një pamje e zakonshme në rrugët japoneze, por ata gjithashtu “kanë fituar zemrat e disa amerikanëve” që duan një automjet të gjithanshëm, kompakt – dhe të lirë.

Dhe një nga kompanitë që i importon ato në SHBA është Japan Car Direct.

Matt Matusiak i tha Business Insider se kompania dërgon një sërë automjetesh në SHBA, duke përfshirë Toyota të viteve 1990, kamionë të vjetër Suzuki dhe furgona të vegjël kamper Nissan.

Por ai tha se kamionët Kei ishin deri tani blerja e tij më e njohur dhe tha se ata përbënin rreth një të tretën e porosive të saj.

Kamioni më i lirë Kei i shitur nga Japan Car Direct është rreth 5,000 dollarë, me kostot e transportit që përbëjnë pjesën më të madhe të kësaj shume. /Telegrafi/