“Ka bërtitur nga atje poshtë”, flet dëshmitari në aksidentin ku vetura me targa të Kosovës ra në lumin Lepenc
Një taksist nga Kosova sot në rrugën Shkup-Bllacë, respektivisht para tunelit ka treguar se çfarë ka parë gjatë ditës së djeshme në aksidentin mes dy veturave, ku vetura me targa të Kosovës ra në lumin Lepenc, ku si rrjedhojë 3 persona rezultojnë të zhdukur, ndërkaq një është shpëtuar.
Taksisti thotë se në fillim kanë parë vetëm veturën e aksidentuar “VW Touran” nga Shkupi, ndërsa më pas kanë vërejtur se një veturë ka rënë në lumë.
“Duke ardhur nga Shkupi, minutat kanë qenë në pyetje që kur ka ndodhur aksidenti, të gjitha copat e plastikës i kemi parë në asfalt, copa të parakolpit, duke mos e menduar se është vetura atje poshtë. Kur e pamë një “Tauran” me tabela të Shkupit, ngjyrë hiri e mbyllur, ne menduam se vetëm ai është rrokur, por e shihnim dhe kërkonim edhe makinën tjetër.
Kur ka piskatur nga atje poshtë, atje ku ka rënë vetura me njerëzit brenda, nuk shihej vetura, kjo shenjë shumë e keqe për mendimin tim, por ai që piskaste, për besë, po më vjen keq ta flas këtë fjalë, por nuk e kam pasur guximin që të afrohem as aty afër të shoh se e kam ditur se është e pamundur, se veç Allahu mund të iu ndihmojë dhe kushdo qoftë, jemi njerëz, ishalla çka vjen prej Zotit duhet të pajtohemi, veç duhet pasur shumë kujdes. Edhe timoni është një lloj arme për mendimin tim. S’kam koment më shumë. Ngushëllime familjes dhe duhet pasur kujdes sa më shumë, se po shoh çka mos”, tha taksisti nga Kosova.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? – krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
Sërish vërshime në rrugët e Tetovës, rrëzohen pemë dhe shtylla në Shkup
Në rajonin e Mitrovicës arrestohet një i dyshuar për spiunazh
Pa takim trepalësh në Bruksel, Borrell: Kurti paraqiti tri kushte
Vërshime në Opojë, gjendje alarmante në disa fshatra
Kurti: Kërkova zbatimin e Marrëveshjes bazike, tërheqjen e letrës, dorëzimin e Radoiçiqit
Breshri zbardh Ferizajn, Opojën dhe rajonin e Prizrenit
Trajkoviq: 'Kompromisi' i Vuçeviqit është ndarja e Kosovës
Vuçiq: Nuk jam takuar me Kurtin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë