LAJMI I FUNDIT:

Fundjava nis me vranësira dhe reshje shiu në Shqipëri

Fundjava nis me vranësira dhe reshje shiu në Shqipëri

Fundjava në Shqipëri ka nisur me reshje shiu. Kryesisht në pjesën e parë të ditës së sotme moti parashikohet me vranësira dhe shira në zonat Veriore me intesitet të ulët të karakterit lokal dhe me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në qendër dhe pjesën tjetër të vendit.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të jetë më kthjellime me përmirësim të dukshëm të motit, më të më të theksuara në zonat Jugore- Jugperëndimore, por mund të mos mungojnë as pikat e shiut.


Temperaturat e ajrit do të ulen në vlerat e mëngjesit por mesdita nuk sjell ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10 gradë Celsius deri në 30 gradë Celsius.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtim Verperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë. /Tch/Telegrafi/