LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Pejën e gjetëm të shkatërruar e me tentim për ta ndarë në dy pjesë, ne nuk e lejuam kjo të ndodh

Haradinaj: Pejën e gjetëm të shkatërruar e me tentim për ta ndarë në dy pjesë, ne nuk e lejuam kjo të ndodh

Ish-Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, aktualisht kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në zbulimin e shtatoreve të heronjve të kombit, Agim Çelaj, Bekim Berisha, Skender Çeku e Xhemajl Fetahaj me rastin e Diës së Çlirimit të Pejës.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se me bashkëluftëtarë e kishin gjetur Pejën përveç të shkatërruar, edhe me përpjekje për ta ndarë atë në dy pjesë.

“Peja, qyteti im i zemrës, sot e feston Ditën e Çlirimit. Ky qytet, njerëzit dhe të gjitha rrugët e këtij qyteti, më bëjnë të ndjehem në shtëpi. Nuk ishte i lehtë 16 qershori i vitit 1999, ku unë me bashkëluftëtarë e gjetëm Pejën e shkatërruar e me tëntim të ndahej në dy pjesë, por ne ishim shumë të vendosur ashtu si gjatë luftës, edhe tani ta mbronim lulen e Dukagjinit dhe Dukagjinin”, ka thënë Haradinaj.


Ai ka shtuar se çlirimin e Pejës ia kishin borgj mijëra intelektualëve dhe patriotëve të Pejës që i dhanë shumë kombit shqiptar.

“Ia kishim borgj historisë, mijëra intelektualëve dhe patriotëve të Pejës që i dhanë shumë kombit shqiptar gjeneratë pas gjenerate, ia kishim borgj edhe katër bashkëluftëtarëve që sot jemi mbledhur veçmas për ta sot, Agimit, Bekimit, Skenderit e Xhemailit. Qyteti të cilin Haxhi Zeka e ruajti me nder, sot po zbukurohet me shtatoret e tyre”, tha ai.

“Heronjtë Agim Çelaj, Bekim Berisha, Skender Çeku e Xhemajl Fetahaj, kishin profesione të ndryshme por i bashkoi një ëndërr shekullore, një amanet që brez pas brezi u përcjell tek secili shqiptar. Ata i ofruan vendit dijen dhe pushkën e tyre, e në fund edhe jetën e tyre. Ata ranë heroikisht, Agimi në Rahovec, Abeja në Junik, Skenderi në Loxhë e Xhemajli në Koshare duke mbetur përjetësisht në kujtimin e bashkombasëve tanë kudo që jetojmë”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori