LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Jemi të shqetësuar me sulmin e paprecedent të Qeverisë ndaj Klan Kosovës

Abdixhiku: Jemi të shqetësuar me sulmin e paprecedent të Qeverisë ndaj Klan Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdxhiku, ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka bërë një sulm të paprecedent ndaj Klan Kosovës me publikimin e vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se të gjithë qytetarët, mediat dhe shoqëria civile duhet të bashkëndjejnë dhe të reagojnë për mediumin Klan Kosova.

“Një temë e rëndësishme është sulmi i paprecedentë ndaj medias suaj dhe ndaj fjalës së lirë. Më lejoni të shpreh solidaritetin e plotë timin, të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të anëtarësisë sonë në mbështetje të plotë ndaj mediumit tuaj. Dhe të shpreh jo vetëm shqetësimin, por edhe refuzimin e plotë të akteve te asaj që e quaj regjim totalitar”.


“Pra më nuk mund t’i referohem kësaj qeverie si qeveri demokratike, por si një regjim totalitar. Një regjim që sulmon fjalën e lirë, që sulmon në mënyrë të paprecedentë në historinë e Kosovës, një medium kosovar për një çështje procedurale dhe që dëshiron të japë një mesazh frike për secilin që beson në fjalën e lirë dhe në vet vlerën fundamentale të Republikës së Kosovës”, tha ai.

“Unë dhe LDK i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve patriotë në Kosovë, intelektualëve të këtij vendi, shoqërisë civile, të gjitha mediave në Kosovë që të solidarizohen tani në betejën  e juaj sepse në këtë përballje nuk bëhet fjalë për një medium, bëhet fjalë për tendencën e një regjimi totalitar kundër fjalës së lirë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës tashmë është shndërruar në një regjim totalitar me veprimin e fundit që ka bërë ndaj mediumit Klan Kosova.

Abdixhiku  ka deklaruar se vendimi i MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, është një shenjë frikësimi.

“Për një kryesues të këtij regjimi totalitar një kritikë, gjë që këtë nuk e kam parë as në shtëpinë e juaj mediatike, duhet të dënohet dhe mbyllet si shenjë e frikësimit, këtë gjuhë Kosova nuk duhet ta pranojë”.

“Kjo ftesë u bëhet të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës të qëndrojnë për fjalën e lirë, mendimin e lirë dhe kritikën ndonëse ajo nuk na pëlqen”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku ka theksuar se “do të ndjellë frikë, kjo rrugë e zgjedhur nga regjini totalitar që sulmon median na sjellë vetëm në një gjë, në përplasje qytetare”, tha ai./KlanKosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori